Traditat tona:

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Traditat tona:

Mesazh nga Sihana prej Tue 12 Jun 2007, 12:24 pm

Pershendetje Miq te Forumit

Po hap kete teme per traditat dhe zakonet qe kemi.
Shume nga ne jetojne jashte Shqiperise, por dhe pse jemi te shperndare ane-mbane botes kemi ruajtur tradita te cilat jane te vecanta ndaj popullit tone. Duke treguar zakonet qe keni me familjen, shoqerine do te rikujtojme tradita qe disa mund ti kene harruar.
Jeni te mirepritur te shprehni traditat qe ju mbani, kryeni ne jeten tuaj.
Une po pergjigjem mbas disa postimeve te bera:bball:

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
HĖNĖ NĖ VELLON E NUSĖRISĖ


S Sikur shpirti im ndahet nė dysh
I I ndriēuar me dritė nuri qė ti jep
H Hėnė e veshur nė vellon e nusėrisė
A Ah, me ty nė univers edhe yjet
N Nėn tingujt e muzikės hyjnore vallėzojnė
A Afshon zemra ime e plasur nė mundim

Sihana
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: Rhodos-Greece
Postime: 272
Kyējet nė forum: 8015
Regjistruar mė: 11/06/2007
Profesioni: Laborant Dentar

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Traditat tona:

Mesazh nga Naki prej Tue 12 Jun 2007, 9:20 pm

Te pergezoj per temen shume e qelluar. vertet populli Shqiptar nje nder popujt me te vjeter ne ballkan kane dhe traditat dhe zakonat e tyre po aq te vjetra te cilat nuk duhen shuar dhe harruar kurre.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ju lutem rrespektoni rregulloren. » kliko kėtu «:
Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shiqoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė nė kėtė forum * Mos ofendoni anėtarėt dhe stafin * Adminet dhe Moderatorėt duhet rrespektuar dhe vendimet e tyre janė tė prera* Antarėt e Stafit kanė tė drejtėn tė fshijnė, redaktojnė, lėvizin ose mbyllin tema tė caktuara (pa paralajmėrim) qė shkelin rregullat e forumit. Dduhet ta keni parasysh se ėshtė e pamundur qė tė vėrehen dhe tė modifikohen tė gjitha mesazhet. Tė gjitha postimet e postuara kėtu shprehnin kėndvėshtrimin e autorit dhe jo tė stafit tonė (pėrveq ne rastet kur autor ėshtė ndonjėri nga stafi).

Naki
WebMaster
WebMaster

Shteti: Republika e Kosovės
Postime: 8637
Kyējet nė forum: 14158
Regjistruar mė: 29/05/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.nasergashi.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Traditat tona:

Mesazh nga Enya prej Sun 17 Jun 2007, 4:14 pm

Nje diēka qe nuk me eplqen fare e qe e shoh gjithnje e me teper ne Shqiperi, eshte organizimi i marteses.
Shume gjera kane ndryshuar dhe me thene te drejten s'me kane terhaqur sepse kane vajtur ne drejtim te perndimit pra i bejne te stil "koktej" etj etj ....
Me pelqenin shume ato pritjet e vizitave me nusen ne krye te dhomes etj etj ... tani ben nje koktej per te zevendesuar vizitat e pastaj ben darken me te ftuarit. Sigurisht eshte shume me pak e lodhshme per nusen e organizuesit por humb ate magjine qe kishte me pare ...Kjo mu kujtua per momentin ... te shoh me vone se ēdo me kujtohet Very Happy:P

Enya
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: France
Postime: 128
Kyējet nė forum: 8031
Regjistruar mė: 04/06/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Traditat tona:

Mesazh nga Vizitor prej Sun 17 Jun 2007, 8:22 pm

Ndersa une do thoja dhe ne vecanti do ju beja thirrje rinise shqiptare qe ta per qafojne te rene po traditat dhe zakonet ti ruajne .Se vertet po pesojne nje ndryshim zakonet tona .

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Traditat tona:

Mesazh nga GISHTEZA prej Sat 23 Jun 2007, 6:42 pm

Dasma vlonjate, sprovat qė nusja duhet tė kalojė me vjehrrėn dhe loja e hajdutit...

Ajo qė dihet, ėshtė se traditat ndryshojnė nga njė vend tek tjetri dhe Vlora ka shumė zona. Ajo bėn pjesė nė zonėn e Labėrisė, por njėkohėsisht ndahet edhe nė 9 zona tė tjera, siē janė; zona e Lumit tė Vlorės, zona e Dukatit, qė pėrmbledh Dukat, Tragjas e Radhimė e njėkohėsisht, janė dhe zona e Bregdetit dhe ajo e Papalltisė, pra njė pjesė e Myzeqesė qė futet nė Rrethin e Vlorės. Siē parathamė, gjithsecila prej zonave tė lartpėrmendura ka veēantinė e saj, por ajo ēka krijon njė unitet tradite, ėshtė pjesa e Labėrisė sė Vlorės.

Sigurisht, qė edhe nė Labėri nuk gjendet njė moment tjetėr mė i rėndėsishėm jetėsor sesa organizimi dhe festimi i njė martese. Ceremonia, ritualet dhe tradita, janė ato qė sėrish flasin me njė gjuhė krejt autentike tė zonės, duke shfaqur veēanti, ashtu sikurse nė episode fragmentare, natyrisht qė nuk mund tė mungojnė elementė tė pėrngjashėm me dasmat qė zhvillohen nė trevat e tjera tė vendit. Periudha e martesės ėshtė momenti mė i rėndėsishėm i jetės nė zonėn e Labėrisė. Para se tė planifikohej njė bashkim mes dy familjesh, pėrmes lidhjes sė kurorės nga ēifti i ri, ajo qė shikohej me vėmendje mė parė nga tė dyja palėt, ishte zgjedhja e mikut. Krushqit, duhet patjetėr qė tė ishin tė njė niveli ekonomik, social e kulturor, nė mėnyrė qė tė mos lindnin diferencime e mospėrputhje klasore dhe tė shmangeshin pakėnaqėsitė e pėrveēme.
Ai qė merrte iniciativėn pėr njė bashkim martesor, patjetėr qė nuk mund tė ishte veēse mblesi. Mblesi shkonte pėr tė pirė kafe nė shtėpinė sė cilės i kishte vėnė shėnjestrėn dhe nėpėrmjet simbolikės frazeologjike, plastikės sė lėvizjes dhe ēdo gjesti e fjale qė thoshte, linte tė kuptohej qėllimi i vizitės. Pra, e thėnė nė mėnyrė mė popullore, ai kuptohej qė nė gojė, kur kishte ardhur pėr punė mblesėrie. Mė tej, mblesi kėrkonte dorėn e vajzės nė emėr tė familjes qė do ta merrte pėr nuse. Ēdo bisedė zhvillohej mes burrave. Pastaj, sipas zakonit, familja e vajzės kėrkonte pak kohė pėr tė dėgjuar e dhėndrit dhe familjes sė tij, pasi kishte raste kur ai mund tė ishte me tė meta fizike, mendore, apo me ndonjė ves. Kur vjen dikush e tė kėrkon vajzėn pėr djalin, nuk thuhet qė ke vajzė tė mirė, sepse ai e ka vlerėsuar derisa ka ardhur ta kėrkojė.
Momentet premartesore tė Labėrisė
Siē mbaronin punė mblesėrit, familjet qė jepnin pėlqimin reciprok pėr njėra-tjetrėn, caktoheshin datat dhe vazhdonin pėrgatitjet njėra pas tjetrės. Kryheshin ceremonitė paramartesore tė shkėmbimit tė nishanit, dhuratave, unazave, e kėshtu me radhė pėr tė ardhur tek ajo qė e kemi quajtur ;momenti premartesor;. Njė grup nga familja e dhėndrit, , ku zakonisht futen daja i djalit, qė zė vendin dhe pėrgjegjėsinė kryesore, xhaja, e ndonjė tjetėr i afėrm, shkojnė u bėjnė peshqeshe nuses dhe krushqve. Ata priten me tė gjitha respektet, sipas zakoneve dhe pasi hanė e pijnė tėrė natėn, nė mėngjes bėhen gati tė rikthehen nė shtėpinė e dhėndrit, duke marrė me vete kuajt, qė tashmė janė ngarkuar nga krushqit e nuses, me plaēkat dhe pajėn qė ajo ka pėrgatitur.
Nusja do tė hipej siē e donte adeti; mbi njė pelė tė madhe, tė bardhė e tė zbukuruar, sikundėr nė ditėt e sotme, pėr tė zgjidhen makina luksoze tė bardha e tė zbukuruara mė tepėr se tė tjerat, me shirita, lule, tollumbace... Por, kishte raste qė brenda njė dite kėmbeheshin rrugės dy palė karvanė dasmorėsh, qė sillnin nuset pėr tek dhėndri. Ndryshe nga zona e Korēės dhe e Dibrės, ku tė tilla koincidenca pasoheshin me tragjedi, pasi asnjė karvan nuk i hapte rrugėn tjetrit, sepse i shkonte dasma ters, vlonjatėt kanė njė traditė tjetėr
Ishte zakon, qė kur shkėmbeheshin dy karvane dasmorėsh nė njė rrugė, atėherė, ata ndaleshin dhe nuset shkėmbenin mes tyre shamitė e bardha dhe nga njė ėmbėlsirė. Kjo kishte kuptimin qė ti jepnin fat njėra-tjetrės, ndėrsa ėmbėlsirėn e falnin pėr tė lehtėsuar lotėt e ndarjes nga familja, qė i fshinin me shamitė e tyre.

Nusja pritet me krisma

Duhej doemos, qė nusja tė shoqėrohej gjatė rrugės pėr nė shtėpinė e dhėndrit, nga njė fėmijė i vogėl, i afėrm i saj. Teksa karvani dasmor i afrohet shtepise sė burrit, njerėzit e kėtij tė fundit, dalin jashtė e qėllojnė nė ajėr me armėt e tyre, pėr tė lajmėruar se nusja erdhi shėndoshė e mirė. Janė pikėrisht kėto ēaste, kur atmosfera ndizet nė maksimum dhe kėngėt, vallet e lojėrat, ndjekin njėra-tjetrėn. Por, duhet thėnė se dasma nė shtėpinė e dhėndrit ka nisur qė njė javė para, me rituale e ceremoni tė tjera, siē janė: Dita e kafeve;, apo Dita e druve, kur i gjithė fshati del nė pyll pėr tė prerė dru, qė nevojiten pėr ngrohje dhe gatim, gjatė dasmės madhėshtore qė zhvillohet gjithmonė nga familja e dhėndrit.

Sprovat qė duhen kaluar me vjehrrėn

Para se nusja tė nisej nga shtėpia e saj, porositej prej grave tė fisit, hallave dhe tezeve, qė tė mos harronte asnjė zakon tė traditės. Nė asnjė mėnyrė, nusja nuk duhej qė tė harronte se, po tė takonte njė nuse tjetėr rrugės, ato duhet tė kėmbenin shamitė dhe ėmbėlsira mes tyre. Mė pas, nusja e re nuk duhet tė harronte gjithashtu, momentin kur tė hynte nė shtėpinė e dhėndrit; ajo patjetėr qė duhet tė linte mėnjanė ngurimin dhe hutimin dhe shumė solemnisht, kur tė zbriste nga pela e bardhė, duhet qė tė pėrulej e ti puthte dorėn vjehrrit dhe vjehrrės. Po kėshtu, nusja e re nuk duhet tė harronte qė kur i afrohej pragut tė portės, tė mos hynte brenda pa ardhur ena me mjaltė, me tė cilin ajo do tė ngjynte pragun. Mė pas, kemi momentin kur ajo pėrballet tet a tet, me vjehrrėn nė dhomėn e burrave, ku duhet ta rrotullojė plakėn tre herė dhe ti puthė dorėn nė ēdo rrotullim, pėr tė kaluar tek monedha qė nusja duhet ta fusė nė kėpucėn e saj para se tė niset, nė mėnyrė qė kur nipēja i vogėl i dhėndrit tė shkojė e ti heqė kėpucėn, ta gjejė kėtė simbol mbarėsie... Nėse nusja harronte ndonjė prej kėtyre adeteve, atėherė do tė shikohej qė nė fillim me pėrēmim nga vjehrra dhe do tė kishte probleme nė marrėdhėniet mes tyre.
Pėr tė shmangur Syrin e zi, nuses i vareshin hudhra e qepė tė fshehura dhe njė flamur i kuq, pasi labėt besonin se shejtani e kishte frikė tė kuqen dhe largohej.

***
Kur vjen nusja te dhėndri, tė parėt qė ta presin duhet tė jenė patjetėr vjehrra me vjehrrin. Nusja, sapo zbret nga kali, i puth dorėn qė tė dyve, ndėrkohė qė, pas ēaste mė pas, tė tjerėt nisin e i hedhin nuses lekė, oriz, karamele, derisa shkon tek pragu i shtė//ė, ku vjehrra i sjell mjaltė, me tė cilin nusja, pėr mbarėsi duhet tė lyejė derėn. Pasi nusja hyn nė shtėpi, kemi njė zakon tjetėr; ajo drejtohet menjėherė nė dhomėn e burrave, ku gjen tė ulur nė krye tė kėndit, vjehrrėn. Kjo ėshtė pėrballja e parė vetėm pėr vetėm, e dy zonjave tė shtė//ė. Pasi hyn nė dhomė, nusja fillon tė vėrtitet plot tri herė rreth karriges ku ėshtė ulur vjehrra dhe nė ēdo rrotullim, shkon dhe i puth dorėn plakės. Diēka para dhe pas atyre momenteve ishte e pathėnė, por vetėkuptohej prerazi: Pėr ēdo fjalė qė vjehrra thoshte, nusja duhet t'ia kthente kokėulur lepe, qė do tė thotė si urdhėron. Siē mbaron me rrotullimin tri herė dhe puthjen e dorės sė vjehrrės, nusja ulet nė fronin e saj, ku duhet tė nusėrojė disa orė. Aty vjen njė nga nipēet e dhėndrit dhe i heq vajzės kėpucėn, pėr tė marrė monedhėn qė ajo ka fshehur.

Dhėndri dhe lojėrat e hajdutėrisė

Dhėndri merrej nga djemtė dhe burrat e fisit, tė cilėt e uronin, e pėrqafonin dhe mė pas loznin me tė, apo e ngacmonin me alegori, por gjithmonė nė njė sfond tepėr dashamirės dhe nė funksion tė ndezjes sė atmosferės festive tė dasmės. Pas momentit kur fėmija i vogėl merr monedhėn nga kėpuca e nuses, nė dhomė hyn dhėndri, i cili i ngre perēen gruas, pėr ta parė nė fytyrė. Gra e burra nuk kanė qėndruar asnjėherė bashkė, madje gjithmonė ndarjet bėheshin nė tri kategori: Gratė, burrat dhe fėmijėt, qė uleshin tė ndarė sipas klasifikimit dhe nuk pėrziheshin me njėri-tjetrin. Si nė dhomėn e grave ashtu dhe nga burrat, kryheshin lojėra popullore, tė cilat sipas traditės, pėr fitues kishin atė qė tregohej mė i zoti ndėr shokėt pėr tė vjedhur njėri-tjetrin. Shamia e xhepit, qosteku, lekė e monedha, duheshin shtrėnguar mirė, e nė tė njėjtėn kohė, me sy kėrkohej preha qė duhej tė humbte, pikėrisht ato objekte qė hajduti i ruante pėr vete, mos ia vidhnin sy ndėr sy... Ka qenė dhe njė zakon tjetėr sipas tė cilit, krushqit e nuses, para se tė jepnin vajzėn pėr grua, provonin dhėndrin sa i zoti ishte. Ata i vinin si kusht qė ai tė vidhte, p.sh., dashin mė tė mirė tė njė kopeje qė ata ia caktonin. Nėse dhėndri nuk e bėnte, do tė thoshte se nuk qe i zoti pėr ta nxjerrė qimen nga qulli dhe nusja nuk i jepej.

Dajat, gjithmonė nė krye tė kėndit Tradita e respektimit tė dajės maksimalisht, madje shumė mė tepėr sesa xhaxhain, gjendet edhe nė zonėn e Labėrisė. Bajramaj tregon, se ;jo vetėm nėpėr dasma, por nė ēdo ceremoni tjetėr, vendet kryesore i zinin dajat, pastaj krushqit e mėdhenj nė moshė, e kėshtu me radhė.... Daja kishte rėndėsi tė madhe dhe konsiderohej si njeriu mė i respektuar nė familje, pasi nuk ishte pjesė e familjes, por ishte vėllai i nėnės dhe miku mė i afėrt i familjes. Vazhdimisht daja ka qenė personi mė i rėndėsishėm, edhe pėr nusen dhe pėr dhėndrin, ndėrsa xhajat kishin detyrime nė shtėpi dhe merreshin me punėt e dasmės. Daja mbante peshėn kryesore tė mbarėvajtjes sė gostive, muhabeteve, festės dhe krejt ceremonive. Duhet thėnė se fjala e dajės kishte tepėr peshė; ajo qe urdhėr, qoftė pėr ata qė shkojnė tė marrin nusen, apo dhe pėr ata qė e sjellin nusen tek dhėndri.


Natėn e parė, me nusen fle nipēja i dhėndrit

Natėn e parė, nusja nuk flinte me burrin, por me njė tė afėrm tė burrit. Kuptohet, qė i afėrmi duhet tė ishte njė nip dhe i vogėl, me tė cilin nusja flinte natėn e parė. Burri nuk bėhej xheloz pėr kėtė gjė, pavarėsisht mentalitetit, sepse ishte pėrgatitur gjatė gjithė jetės pėr tė pritur, pranuar dhe zhvilluar me normalitetin mė tė madh, kėtė zakon.

Mėngjesi i parė i nuses, pasi ka fjetur me dhėndrin

Nusja, pasi fle me dhėndrin, del e shoqėruar nga kunatat dhe puna e parė qė bėn, do ti ēojė kafe vjehrrit e vjehrrės, ndėrsa ata i hedhin para nė tabaka (dhisk). Pastaj, ajo ėshtė e detyruar tė ndėrrojė rrobet e nusėrisė, pėr tė mbajtur veshjen karakteristike tė zonės sė gruas tė shtė//ė. Siē pėrfundon me kafet, nusja merr shtambėn dhe shkon tė mbushė ujė nė burimin e fshatit. Por, qė nė tė gdhirė, kemi njė fenomen tjetėr tashmė tė harruar, i cili ka qenė zakon pėr zonėn. Pėr tė treguar virgjėrinė e vajzės, nė mėngjes, vjehrra var nė oborr ēarēafin qė e ka hequr nga krevati ku kanė fjetur nusja me dhėndrin, i cili duhet tė jetė i pėrlyer me gjak, pėr tė treguar se vajza e ka ruajtur nderin dhe ka qenė e virgjėr. Por jo gjithnjė dasmat shkonin mirė...! Nėse burri s'do ta gjente vajzėn e virgjėr, atėherė ai e kthente nė shtėpi. Kėtu nuk kishte ndonjė problem mes familjeve, pasi vajza kthehej mbrapsht pa ndonjė qejfmbetje, por ata qė e mbanin pėrgjegjėsinė mė tė madhe ishin mblesėt, tė cilėt kishin dalė edhe garant pėr vajzėn. Ka pasur raste qė kėto probleme janė mbyllur me vrasje, ashtu siē ka ndodhur qė janė mbyllur edhe me mirėkuptim.

Matriakati i fshehur
Gruaja ka pasur pushtet tė madh nė zonėn e Labėrisė. Zakonisht, kush luan rolin mė tė rėndėsishėm nė shtėpi, ėshtė dhe mė i fuqishmi. Nė zonėn e Labėrisė, burrat shkonin nė mal pėr tė kullotur bagėtitė, apo nė luftė e kurbet. Nė tė tilla raste, gruaja me moshė mė tė madhe nė familjes, pra zonja e shtė//ė, bėnte ligjin. Ajo mbante paratė, bėnte llogaritė pėr tė gjitha gjėrat, deri tek mė delikatet, pra, luante rolin kryesor nė ekonominė e shtė//ė dhe sigurisht, kishte pushtet mė tepėr edhe se burri, por me njė pėrjashtim: Kjo nuk ndodhte nė ato familje, burrat e tė cilave quheshin Burra tė Kuvendeve, tė cilėt kishin pushtet absolut nė shtėpitė e tyre.


Lindja, vjehrra e lidhte nusen nė stallėn e bagėtive Kur nė njė familje labe kishte lindje, lajmi nuk trumbetohej me tė madhe. Tingėllon duke zgjuar habi, por ėshtė e vėrtetė!
Zakonisht lindjet bėheshin nė shtėpi dhe dita nuk tregohej e saktė. Kishte gra qė merreshin me kėtė punė. Sipas zakoneve pagane qė kanė ekzistuar deri vonė, vjehrra e merrte nusen dhe e lidhte nė stallėn e bagėtive nga tė dyja duart dhe e linte aty tė ulėrinte e vetme, derisa tė lindte. Kuptohet qė, nėse fėmija do tė lindte mashkull, festa do buēiste edhe mė shumė, por edhe nė rast se fėmija qe vajzė, gėzimi dhe festa vazhdonin, pasi vinte nė botė fėmija i parė pėr ēiftin. Peshqeshet mė tė mėdha ishin tė vajzės nga prindėrit e saj, kur lindte fėmja, pas 40 ditėsh. Nėna e re, e merrte beben e vet dhe e ēonte tek familja e saj, pėr tu rikthyer pas disa ditėsh tek shtėpia e dhėndrit, bashkė me peshqeshe tė shumta...

Vdekja, gra qė ngrejnė kujė dhe ējerrin fytyrėn


Ka qenė shumė interesante edhe tradita e vdekjeve, pėrsa i pėrket zonės sė Labėrisė tė Vlorės. Mėnyra e ritualeve dhe e pėrjetimit tė njė vdekje, varej nga mėnyra se si kishte vdekur njeriu dhe nga mosha e tij. Nė rast se i ndjeri ishte nė moshė relativisht tė re, atėherė kuja ishte mė e madhe, ngashėrimi mė rrėnqethės, kurse, kur ai qė ndahej nga jeta ishte i moshuar, atėherė kuptohet qė dhe vaji do tė ishte i njė shkalle mė tė ulėt, pasi vdekja normalisht, nė ato raste, pritet si proces i natyrshėm. . . Njė traditė tjetėr e veēantė e vlonjatėve, ėshtė mėnyra e pėrcjelljes sė tė vdekurit drejt banesės sė fundit. Nė Tragjas tė Vlorės e kanė pasur si zakon, qė arkivoli i tė vdekurit, nė ēdo lagje qė kalonte, mbahej nga banorėt e lagjes pėrkatėse


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Sat 23 Jun 2007, 6:45 pm, edituar 1 herė gjithsej

GISHTEZA
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: andej kendej gjithandej
Postime: 683
Kyējet nė forum: 8317
Regjistruar mė: 04/06/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Traditat tona:

Mesazh nga GISHTEZA prej Sat 23 Jun 2007, 6:43 pm

Gjakmarrja tek shqiptarėt

Gjakmarrja ėshtė plagė e hidhur e sė kaluarės sė shqiptarėve. E mbajtur nėn fre me dhunė gjate viteve tė diktaturės komuniste 1946-1990 ajo shpėrtheu pa rregulla, pas hyrjes sė demokracisė nė vitet '90. Rikthimi i gjakmarrjes, u shoqėrua me njė praktikė mohuese te rregullave themeltare tė saj, tė kodifikuara nė Kanunin shqiptar. Si rrjedhim, i vetmi rregull qė respektohet ėshtė marrja e gjakut. Rregullat e tjera, si: Mosvrasja e fėmijėve meshkuj deri ne moshė madhore ,janė lėnė pas dore. Njė rrymė nė politikėn shqiptare pėr rivendosjen e dėnimit me vdekje, bazohet pikėrisht nė dėshirėn pėr tė kuruar dukurinė e gjakmarrjes.

GISHTEZA
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: andej kendej gjithandej
Postime: 683
Kyējet nė forum: 8317
Regjistruar mė: 04/06/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Traditat tona:

Mesazh nga Vizitor prej Wed 18 Jul 2007, 5:48 pm

Kanuni ėshtė njė monument kulturor historik i sė drejtės tradicionale tė shqiptarėve. Shqiptarėt kanė trashėguar deri nė shekullin e 20-tė dy kanune: "kanunin e lekėve" - Kanunin e Lekė Dukagjinit, qė kishte pushtet nė viset mbi lumin Drin; "kanunin e gegėve" - Kanunin e Skėnderbeut, qė kishte pushtet nė gjithė pjesėn tjetėr tė Shqipėrisė veriore. Nė viset jugore tė Shqipėrisė e drejta zakonore tradicionale ka mbėrritur fragmentare. Modeli mė i plotė i organizimit tradicional tė jetės sė shqiptarėve ėshtė Kanuni i Lekė Dukagjinit.
Kanuni nuk kishte vlerė pa kuvendin, pa pleqtė e stėrpleqtė, pa dheun qė mblidhej pėr tė ndarė tė drejtėn. "Canon et convente", kanun e kuvend (marrėveshje), ky ėshtė thelbi i sė drejtės zakonore shqiptare. Vetė fjala "kanun" ėshtė huazuar nga greqishtja "canon", qė do tė thotė rregull, kufizim. Po ashtu edhe fjala "kuvend", qė do tė thotė "parlament", ėshtė huazuar nga njė rrėnjė neolatine "convente", marrėveshje.
Tradita vendėse e zgjidhjes sė problemeve tė sė drejtės ėshtė dėshmi lashtėsie e qytetėrimi. Vetėm njė popull i ngulitur prej kohėsh mund tė arrinte tė pėrpunonte nė atė shkallė me tė vėrtetė tė lartė elementėt e vetėdisiplinės dhe tė autopėrgjegjėsisė. Njė popull qė arrin tė krijojė njė kod tė normuar bashkėjetese duhet tė ketė zotėruar mė parė njė kulturė tė ngulitur etnike. Njė mėnyrė bashkėjetese e pranuar pa kushte nga tė gjithė do shekuj tė tėrė tė rregullohet me norma tė njėsuara. Kanuni shpreh ekzistencėn e njė jete urbane qytetare dhe tė njė ndėrgjegjeje bashkėsie tė hershme.
Kanuni i malėsisė, qė lidhet me emrin e Lekė Dukagjinit, por nė shumė elementė mund tė jetė edhe mė i vjetėr se kjo figurė e njohur e historisė, ėshtė njė univers juridik i lashtė, nėnshtresa tė tė cilit, pėr nga burimi, shkojnė deri nė antikitet. Formulat e betimit nuk zėnė nė gojė hyjnitė me emėr. Betimi "pėr qiell e dhe", "pėr kėt’ gur", "pėr kėt’ peshė", "pėr kėt’ bukė", shpreh njė besim mitologjik. Vetėm njė gjė me tė vėrtetė shumė e vyer mund tė kapėrcente shekuj tė tėrė pėr tė ardhur gjer nė ditėt tona. Kėto betime janė tė njėjta me ato tė grekėve tė vjetėr: Pėr Uranin (pėr qiellin), pėr Demetrėn (pėr tokėn) etj. Dhjata e re ia ndalon kategorikisht birit tė njeriut tė betohet pėr to. Kurse betimi pėr bukėn tė kujton kultin hebraik pėr "manna-n", ushqimin e shenjtė hyjnor.
Ishte ky kanun jo vetėm e drejta e rregullimit tė bashkėjetesės (convente), por edhe e drejtė familjeje, e drejtė civile, e drejtė pune e procedure, njė ansambėl i vėrtetė drejtėsie, ku pėrcaktoheshin nė mėnyrėn mė tė sintetizuar raportet e njeriut me familjen, me fisin, me miqėsinė, me flamurin e me atdheun.
Dihet se normat morale, rregullat e ndėrtimit tė jetesės sė pėrbashkėt, nė popuj tė ndryshėm, sipas pėrkatėsisė sė tyre fetare, janė identifikuar shpesh me pėrcaktimet e librave tė shenjtė. Tek shqiptarėt nuk vihet re njė gjė e tillė. Kategori tė tilla themelore tė etikės popullore, si nderi, dinjiteti, respekti, mirėsjellja, mikpritja etj. ndėr shqiptarėt janė pėrcaktuar nga "nomet e tė parėve".
1. Barazia dhe Pabarazia nė KanunMe gjithė ashpėrsinė e tij, Kanuni ka mundur t’i mbajė shqiptarėt nė kushte tė njė barazie tė rreptė ndaj rregullit, "qoftė edhe i Gjomark", qė do tė thotė, qoftė dhe i shtė//ė qė kishte pėr detyrė mbikėqyrjen e kanunit. Sipas kanunit, "jeta e tė mirit asht nji me jetėn e tė keqit", dhe "gjaku shkon pėr gisht", qė do tė thotė tė njėjtėn gjė.
Shkrimtari I. Kadare ka folur pėr hapėsirėn juridike tradicionale tė popullit tonė, tė ruajtur nė Kanunin e Lekė Dukagjinit, duke vėnė nė dukje njė gjymtim tė saj, pėrjashtimin e gruas nga ēdo lloj veprimtarie qė kishte tė bėnte me pėrcaktimin, ndarjen, dhėnien apo fitimin e sė drejtės, duke pėrfshirė edhe kuvendin nė odėn e miqve. Kanuni, del nga barazia edhe nė njė pėrcaktim tjetėr: tė pozitės sė privilegjuar tė klerit nė kuvend. Kanuni sanksionon qė "prifti nuk bjen mė gjak e nuk ēohet nė be" (nyje 4, § 10). Edhe "me ndollė qi meshtari tė ēohet nė be, a pėr me dlirė vendin a pėr porotnik (dėshmitar), ky vetėm do tė njihet e do tė zehet pėr 24 vetė" (po aty). Po kėshtu, sanksionohen edhe favoret e kishės si institucion. Ajo "nuk giobitet e s’ka peng mė kend" (nyje 1, § 2), pra, qendron mbi kanun. Kanuni i Lekė Dukagjinit, sikurse tė gjithė kanunet, ėshtė produkt dhe pasqyrė e sė drejtės feudale. Dy pėrjashtimet prej barazisė: pėrjashtimi i kishės prej detyrimit ndaj bashkėsisė (krahinės, flamurit) dhe pozita jashkėkanunore e gruas, janė gjurmė tė kohėrave mesjetare. Tė tjerėt, "me qenė edhe i kullės sė bajrakut", i nėnshtrohen njėsoj tė njėjtit rregull. ("Edhe pse pari a krye, pengun do t’a lėshojė n’dorė tė pleqve e t’vogjlis, po bani kush vaj me tė"- nyje 141 § 1014). Paragrafė tė tillė, si "ēmimi i jetės sė nierit asht nji" (nyje 124, 1 887); "secili mbahet rrumbull katėrqind derhem nė kandar (nė okė) tė vet" (§ 889); pėrmbajnė njė barazi tė ashpėr tė njerėzve.
Mund tė pohohet pa druajtje se barazia e rreptė qė ka sanksionuar e marrė nė mbrojtje kanuni ėshtė njė vlerė e kryehershme e tij, natyrisht paramesjetare.
Nė anėn tjetėr, edhe privilegjet e pabarazitė e kanunit janė relative. Sepse nė traditėn shqiptare kanuni nuk mund tė ndahej nga kuvendi. Ēfarė e ndalonte njėri mund ta lejonte tjetri. Ēfarė e lejonte njėri, mund ta pezullonte tjetri. Ndonėse kanuni e nėnēmonte e nuk e lejonte gruan tė rrinte nė odėn e burrave, shpesh kuvendi e ka pranuar atė, duke i vlerėsuar menēurinė dhe zotėsinė pėr tė ndarė tė drejtėn.
2. Mikpritja nė Kanun
Kanuni ka sanksionuar kultin e mikut dhe tė mikpritjes tek shqiptarėt. Kulti i mikut shenjohet nė pėrkufizimin e shtė//ė, si "e zotit dhe e mikut" ("Shtėpia e shqiptarit ėshtė e zotit dhe e mikut"). Nė kanun zoti dhe miku para shtė//ė barazohen. Nuk mund tė ketė hyjnizim mė tė madh se ky pėr mikun. Kulti i mikut, i shprehur edhe nė formulime tė tilla, si: "shtėpia e shqiptarit - e mikut dhe e shtegtarit", "dera e shpisė i hapet kujdo qi ia msyen, me kenė edhe pėrdersi" (lypsi), pėrmban njė mendėsi tė lashtė, parakristiane, judaike, biblike, qė vjen prej kohėrash profetėt mund tė shfaqeshin nė dyer besimtarėsh me rrobėn e njė shtegtari tė mjerė. Nė mendėsinė e shqiptarit, miku qė troket nė portė duhet pritur me tė gjitha nderet qė i takojnė, sepse "nuk dihet a asht lypsi a shenjti".
Nė traditėn shqiptare miku nuk kėrkon leje pėr tė hyrė nė njė shtėpi, por "ia mėsyn", qė do tė thotė se i zoti i shtė//ė ėshtė i detyruar t'ia hapė portėn me dėshirė tė vet, sepse, pėr ndryshe, miku ka tė drejtėn e vet "me hy".
Privilegji mė i madh i mikut nė kanun ėshtė ndorja. Kjo do tė thotė se miku nuk bjen nė gjak dhe ėshtė i mbrojtur prej hasmit sa kohė qė "asht me bukė tė tė zotit tė shtė//ė". Nėse miku binte nė pusinė e hasmit, mjafton tė thėrriste: "jam me bukė tė filanit" apo "jam ndorja e filanit" - domethėnė e tė zotit tė shtė//ė qė e kishte pritur, dhe kjo i jepte siguri, i shpėtonte jetėn, i hapte rrugėn.

3. Nderi nė Kanun
Nga kohėra shumė tė hershme vjen pėrmes kanunit kulti i nderit. Nderi tek shqiptarėt ndryshon nga kodet e kalorėsisė europiane tė pragut tė Rilindjes. Bėhet fjalė pėr njė nder tė ashpėr, por dinjitoz e madhėshtor nė ashpėrsinė e tij. Nderi nė kanun nuk ėshtė njė kategori morale nė kuptimin e ngushtė. Pėr kuptimet e ngushta kanuni kishte ndalime tė tjera. Njė familje shqiptare, para se tė vendoste pranimin e njė krushqie tė re, duhej tė hetonte nėse largėsia midis brezave tė gjakut e tė tamblit (nė linjė mashkullore dhe femėrore), ishte mė shumė se shtatė breza. Kishte rajone qė duhej tė kalonin 12 breza.
Pėr vendin qė i ka dhėnė popullsia malėsore nderit, qė shkrinte dy kulte, atė tė bujarisė (tė mikut) dhe tė urtėsisė (tė pleqve), mjafton t’u referohemi dy paragrafėve tė njėpasnjėshėm tė kodit:
"Ndera e marrun ka gjakun" (nyje, § 598);
"Ndera i merret burrit me i than kush se rren faqe burrave nė kuvend".
Vetė kuvendi i burrave ka etikėn e vet tė mbipushtetshme, qė pėrbėn kodin e spektaklit, tė njė spektakli qė shfaqet gjithnjė vetėm njė herė dhe nuk pėrsėritet mė, tė njė spektakli qė nuk njeh provė gjenerale. Eshtė kjo etikė qė ka krijuar atė dendėsi tė mendimit pėrherė tė pranishėm nė bisedėn malėsore, atė mirėsjellje fisnike, atė dialog aq tė kulturuar, qė vė nė peshė urtėsitė dhe mban nė eficiencė tė plotė mekanizmin e kėrkimit tė sė vėrtetės.
"Shqiptari rron pėr dy gisht nder", "Dy gisht nder e faqen e bardhė", janė dy pėrcaktime themelore pėr nderin nė kanun.
Nderi nė tė drejtėn zakonore shqiptare ėshtė e kundėrta e turpit. Po tė krahasohen "zonat" e nderit dhe tė turpit nė kanun, del se hapėsira e nderit ka qenė shumė e ngushtė dhe brenda kėsaj hapėsire njeriu shqiptar duhej tė krijonte individualitetin e tij. Kjo sepse kanuni pėrmban njė varg tė gjatė ndalimesh e tabush, qė e mbronin njeriun prej "zonės sė turpit".
Nderi bėn shtėpinė, thuhet nė kanun, por shtėpia nuk bėhet me njė brez. Pėr tė ngritur njė shtėpi duhet njė faqe, domethėnė tre breza nder radhazi.
Pushteti i nderit mbi shqiptarin ishte mbi pushtetin e faltores dhe tė shtetit.
4. Besa nė Kanun
Me kultin e nderit ėshtė i lidhur kulti i fjalės sė dhėnė, ose, siē njihet ndėr shqiptarėt, "kulti i besės". Kjo ėshtė njė fjalė qė nuk ekziston nė shumicėn e gjuhėve tė botės. Nė gjuhėt ballkanike ekziston si fjalė e huazuar nga gjuha shqipe. Shpesh, nė pėrkthime prej shqipes, fjala "besė", duke mos pasur barazi kuptimore me njė fjalė a frazeologjizėm tė gjuhės tjetėr, jepet nė formė shėnimesh shpjeguese, si njė dukuri e botės shqiptare, si albanizėm.
Besa, ose kulti i fjalės sė dhėnė, lidhet nė burim me mitin biblik tė fjalės: "Nė fillim qe fjala!". Mė parė se tė ishte shkrimi, kontrata, marrėveshja, noteria, gjyqi, shteti, popujt, njeriu, bota vetė, ishte fjala. Ky kult madhėshtor, i cili, nė popujt euro-perėndimorė, pak nga pak mori karakterin e njė idiome fetare kishtare, tek shqiptarėt ruajti gjurmėn e burimit.
Lidhja nė fjalė (pėr fjale) pėrbėnte pėr kanunin autoritetin mė tė lartė. Tė gjitha marrėdhėniet: nė gjini, nė fis, nė famulli, nė bajrak dhe nė nivelin e bashkėsisė etnike, madje edhe marėdhėnie ndėretnike, mbaheshin nė fjalė.
Besa ėshtė testamenti moral i shqiptarėve qysh prej periudhave mitologjike. Dy baladat mė tė rėndėsishme tė folklorit shqiptar, me motivin e murimit dhe motivin e ringjalljes (flijimi pėr ngritjen e njė ure dhe ngritja e vėllait nga varri pėr tė kthyer motrėn nė familje) lidhen me mbajtjen e fjalės sė dhėnė.
Nė kanun thuhet se "e folmja asht e falme": ēfarė premtohet, duhet tė kryhet.
Besa shqiptare, e njohur tek bullgarėt dhe rumunėt pikėrisht me emrin "besa", kurse tek sllavėt e jugut si "arbanaska vjera" (fj. pėr fj. "ajo qė besojnė shqiptarėt") ėshtė virtyt themelor i tyre, trashėguar prej tė parėve.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Traditat tona:

Mesazh nga martin mato prej Sat 02 Aug 2008, 9:27 pm

QENKE NI FUQISHEM KETU
PREMTOJ SE DO MARR PJESE

martin mato
Anėtarė
Anėtarė

Shteti: Tirane
Postime: 96
Kyējet nė forum: 7380
Regjistruar mė: 07/01/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi