MREKULLITĖ E KURANIT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

MREKULLITĖ E KURANIT

Mesazh nga dano prej Fri 29 Feb 2008, 1:44 pm

MREKULLITĖ SHKENCORE NĖ KURAN





Katėrmbėdhjetė shekuj mė pare, Zoti zbriti Kuranin pėr tė udhėzuar njerėzit nė rrugėn e vėrtetė. Qė prej ditės sė shpalljes sė tij e deri nė Ditėn e Gjykimit, ky libėr i fundit hyjnor do tė mbesė udhėzimi i vetėm pėr ta.
Stili i pakrahasueshėm i Kuranit dhe urtėsia e tij e pėrkryer janė tregues tė qartė se ai ėshtė me tė vėrtetė fjala e Zotit. Pėrveē kėsaj, Kurani ka mjaft veēori tė tjera tė mrekullueshme, tė cilat vėrtetojnė se ai ėshtė me tė vėrtetė njė libėr hyjnor. Njė prej kėtyre veēorive ėshtė fakti se njė numėr i konsiderueshėm i fakteve shkencore, tė cilat njeriu mundi t'i zbulonte vetėm me ndihmėn e teknologjisė sė shekullit XX, janė shpallur nė Kuran 1400 vjet mė parė.
Sigurisht qė nuk mund tė pretendojmė qė Kurani ėshtė njė libėr shkencor, pasi qėllimi i shpalljes sė tij nuk ėshtė shtjellimi i fakteve shkencore apo shpjegimi i dukurive natyrore, por siē e thamė dhe mė lart, udhėzimi i njerėzve drejt sė vėrtetės. Megjithatė, nė Kuran gjejmė shumė fakte shkencore, tė cilat janė zbuluar nė mėnyrė tė plotė vetėm nė saje tė fjalės sė fundit tė teknologjisė bashkėkohore. Kėto fakte shkencore as qė mund tė perceptoheshin apo imagjinoheshin nė kohėn e shpalljes sė tij, gjė qė vėrteton akoma mė tepėr prejardhjen e tij hyjnore.
Qė tė kuptojmė mrekullitė shkencore nė Kuran, sėpari duhet tė hedhim njė vėshtrim nė nivelin e shkencės qė mbizotėronte nė kohėn e shpalljes sė kėtij libri hyjnor.
Nė shekullin VII, nė shoqėrinė arabe ekzistonin shumė bestytni, me tė cilat ishin pėrzier edhe ēėshtjet shkencore. Mungesa e teknologjisė sė duhur, me anė tė sė cilės do tė studioheshin tė fshehtat e natyrės dhe universit, i la kėta arabė tė hershėm nėn ndikimin e bestytnive dhe legjendave tė trashėguara nga brezat e mėparshėm. Pėr shembull, ata supozonin se ishin malet ato qė e mbanin qiellin lart. Ata besonin se toka ishte e sheshtė dhe nė dy skajet e saj ndodheshin male tė larta, tė cilat ishin shtyllat qė mbanin qiellin lart.
Sidoqoftė, tė gjitha kėto besime tė kota tė shoqėrisė arabe u zhdukėn me zbritjen e Kuranit. Nė ajetin e dytė tė sures Er-Rra'd thuhet: "Zoti ėshtė Ai qė i ngriti qiejt pa asnjė shtyllė..." Ky ajet hodhi poshtė besimin e trashėguar tė arabėve se qielli qėndron lart i mbajtur prej maleve. Nė mjaft ēėshtje tė tjera janė shpallur tė dhėna tepėr tė rėndėsishme dhe tė sakta, nė njė kohė kur askush s'kishte asnjė njohuri pėr to. Kurani, i cili zbriti nė kohėn kur njerėzit dinin shumė pak rreth astronomisė, fizikės ose biologjisė, pėrmban argumente bazė mbi njė sėrė dukurish tė ndryshme, si krijimi i Universit, krijimi i qenieve njerėzore, struktura e atmosferės apo ekuilibri delikat, i cili bėn tė mundur jetėn nė tokė.
Tani, le tė shqyrtojmė sė bashku disa mrekulli shkencore tė shpallura nė Kuran.



ZGJERIMI I UNIVERSIT

Edwin Hubble me teleskopin e tij gjigand

Nė Kuran, i cili u shpall katėrmbėdhjetė shekuj mė parė, nė kohėn kur shkenca e astronomisė ishte akoma primitive, zgjerimi i universit pėrshkruhet nė kėtė mėnyrė:


"Ne me forcėn tonė e ngritėm qiellin dhe Ne e zgjerojmė atė. " (Edh-Dharijat 47)

Georges Lemaitre

Fjala "qiell" e pėrmendur nė kėtė ajet ėshtė pėrdorur nė vende tė ndryshme nė Kuran me kuptimin e hapėsirės dhe universit. Edhe kėtu, kjo fjalė ėshtė pėrdorur me kėtė kuptim. Me fjalė tė tjera, nė Kuran ėshtė shpallur se universi "zgjerohet". Pikėrisht, ky ėshtė pėrfundimi i arritur sot prej shkencės.
Deri para fillimit tė shekullit XX, i vetmi mendim i pėrhapur nė tė gjithė botėn e shkencės ishte se "universi ruan njė gjendje konstante dhe ka ekzistuar pėrherė pa fillim". Por kėrkimet, vėzhgimet dhe rrezultatet e marra prej aparaturave moderne vėrtetuan se universi nė tė vėrtetė ka njė fillim; argument pėr kėtė ėshtė fakti se ai zgjerohet vazhdimisht.
Nė fillimet e shekullit XX, fizikanti rus Alexander Friedmann dhe kozmologu belg Georges Lemaitre llogaritėn teorikisht se universi ėshtė nė lėvizje tė vazhdueshme dhe zgjerohet.
Ky fakt u vėrtetua gjithashtu prej tė dhėnave tė vėzhguara mė 1929. Astronauti amerikan Edwin Hubble, ndėrsa po vėzhgonte qiellin me njė teleskop, zbuloi se yjet dhe galaktikat largoheshin vazhdimisht nga njėra-tjetra. Njė univers, ku ēdo gjė lėviz vazhdimisht duke u larguar prej ēdo gjėje tjetėr, nėnkupton njė univers vazhdimisht nė zgjerim.
Vėzhgimet e kryera nė vitet nė vazhdim vėrtetuan se universi ėshtė nė zgjerim e sipėr. Pėrsėri del nė pah saktėsia e habitshme e ajetit kuranor, i cili pėrdor njė folje tė kohės sė tashme pėr tė pėrshkruar vazhdimėsinė e kėtij zgjerimi. Ky argument ėshtė sqaruar nė Kuran nė njė kohė kur askush nuk kishte as idenė mė tė vogėl rreth kėtyre fakteve.


Qė prej momentit tė Big Bengut, universi ka filluar tė zgjerohet vazhdimisht me shpejtėsi tė madhe. Shkencėtarėt e krahasojnė zgjerimin e universit me sipėrfaqen e njė tullumbaceje nė fryrje e sipėr.

dano
Anėtarė

Lokacioni: K S A
Postime: 110
Kyējet nė forum: 4711
Regjistruar mė: 29/01/2008
Profesioni: student
Vėrejtjet:

http://interesanti.all-forum.net/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: MREKULLITĖ E KURANIT

Mesazh nga dano prej Fri 29 Feb 2008, 1:46 pm

NDARJA E QIEJVE DHE E TOKĖS

Njė prej ajeteve qė bėn fjalė pėr krijimin e qiejve ėshtė edhe ajeti i mėposhtėm:

"A nuk e dinė jobesimtarėt se qiejtė dhe toka ishin tė ngjitura, e Ne i ndamė ato tė dyja dhe ujin e bėmė bazė tė jetės sė ēdo gjėje. Pėrse nuk besojnė pra?" (El Enbija 30)

Fjala "retk", e pėrkthyer "tė ngjitura", nė gjuhėn arabe do tė thotė "tė pėrziera me njėra-tjetrėn, tė bashkuara". Kjo fjalė pėrdoret nė ato raste kur u referohemi dy substancave tė ndryshme, tė cilat pėrbėjnė njė tė plotė. Fraza "Ne i ndamė" ėshtė folja arabe "feteka" dhe nėnkupton diēka qė vjen si rezultat i shkėputjes apo shkatėrrimit tė strukturės sė ngjitur"retk". Carja e farės sė bimės nė momentet para tė mbirjes ėshtė njė nga rastet nė tė cilat pėrdoret kjo folje.
Le tė shqyrtojmė pėrsėri ajetin kuranor, duke pasur nė mendje faktet e lartpėrmendura. Nė ajet, qielli dhe toka janė subjekti i parė i gjendjes "retk". Mė pas ata ndahen (feteka), duke u shkėputur nga njėri-tjetri. Kureshtja jonė rritet kur rikujtojmė momentet e para tė Big Bengut dhe shohim se e gjithė lėnda e universit pėrfshihej nė njė pikė tė vetme. Me fjalė tė tjera, ēdo gjė, duke pėrfshirė "qiejt dhe tokėn", tė cilat ishin krijuar ende, ishin pjesė e kėsaj pike nė gjendjen "retk". Pas njė shpėrthimi tė fuqishėm, lėnda e kėsaj pike u nda (feteka) dhe mė pas ndodhi procesi i krijimit tė strukturės sė tėrė universit.
Kur krahasojmė ajetin kuranor me zbulimet shkencore, shohim se ato pėrputhen nė mėnyrė tė pėrkryer me njėra-tjetrėn. Fakti mė interesant dhe mė habitės ėshtė se kėto zbulime u bėnė vetėm nė shekullin XX.


Fotoja paraqet Big Bengun, i cili bėn tė qartė edhe njė herė se Zoti e krijoi universin prej asgjėsė. Big Bengu ėshtė njė teori e vėrtetuar me dėshmi tė qarta shkencore. Megjithėse disa shkencėtarė u pėrpoqėn tė sillnin teori tė kundėrta me Big Bengun, dėshmitė e qarta shkencore bėnė qė kjo teori tė pranohej tėrėsisht prej komunitetit shkencor.

dano
Anėtarė

Lokacioni: K S A
Postime: 110
Kyējet nė forum: 4711
Regjistruar mė: 29/01/2008
Profesioni: student
Vėrejtjet:

http://interesanti.all-forum.net/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: MREKULLITĖ E KURANIT

Mesazh nga dano prej Fri 29 Feb 2008, 1:47 pm

ORBITAT

Duke iu referuar Kuranit, Dielli dhe Hėna lėvizin nė njė orbitė tė caktuar:

"Zoti krijoi natėn e ditėn, diellin e hėnėn dhe secili prej tyre noton nė orbitė." (El Enbija 33)

Nė njė ajet tjetėr ėshtė pėrmendur se Dielli nuk ėshtė i palėvizshėm, por lėviz nė njė orbitė tė caktuar.

"Edhe dielli lėviz drejt kufirit tė tij pėrfundimtar. Ajo lėvizje ėshtė pėrcaktim i tė Plotfuqishmit, tė Diturit." (Ja Sin 38)

Kėto argumente tė komunikuara nė Kuran u zbuluan prej vėzhgimeve astronomike shumė shekuj mė vonė. Sipas llogaritjeve tė ekspertėve tė astronomisė, Dielli udhėton me njė shpejtėsi marramendėse prej 720.000 km nė orė nė drejtim tė yllit Vega nė njė orbitė tė vetme tė quajtur Maja Diellore. Kjo do tė thotė se Dielli pėrshkon afėrsisht 17.280.000 km nė ditė. Bashkė me Diellin, tė gjitha planetet dhe satelitėt brenda sistemit gravitacional tė Diellit pėrshkojnė gjithashtu tė njėjtėn distancė. Pėr mė tepėr, tė gjitha yjet nė univers bėjnė njė lėvizje tė ngjashme.
Nė Kuran ėshtė shpallur se i tėrė universi ėshtė i mbushur plot me rrugė e orbita si ajo e diellit:

"Betohem nė qiellin plot rrugė." (Edh-Dharijat 7)
Nė univers ndodhen rreth 200 miliardė galaktika dhe secila prej tyre pėmban rreth 200 miliardė yje. Pjesa mė e madhe e kėtyre yjeve kanė planete dhe pjesa mė e madhe e kėtyre planeteve kanė satelitė. Kėta trupa gjigandė lėvizin nė orbita tė caktuara, sipas njė lėvizjeje tė pėrllogaritur nė mėnyrė preēize. Pėr miliona vite me radhė, tė gjithė kėta trupa "notojnė" nė orbitėn e tyre nė njė harmoni dhe rregull tė pėrkryer. Pėr mė tepėr, njė anumėr i madh kometash lėvizin nė orbitat e pėrcaktuara pėr to.
Orbitat nė univers nuk janė karakteristikė vetėm e trupave qiellorė. Edhe vetė galaktikat udhėtojnė me njė shpejtėsi marramendėse nė orbita tė projektuara pėr to. Gjatė kėsaj lėvizjeje, asnjė prej trupave qiellorė nuk i zė rrugėn, apo pėrplaset me tė tjerėt.
Sigurisht qė nė kohėn e shpalljes sė Kuranit njerėzimi nuk zotėronte teleskopė elektronikė apo teknologjinė e avancuar tė vėzhgimit tė trupave miliona kilometra nė hapėsirė, ashtu siē nuk dispononte njohuritė e sotme tė fizikės apo astronomisė. Ndaj nė atė kohė nuk ishte e mundur tė zbulohej nė mėnyrė shkencore se hapėsira ėshtė "plot me rrugė dhe orbita", siē ėshtė shpallur nė ajetin kuranor…



Si shumė kometa tė tjera nė univers, edhe kometa Halley (lart) lėviz nė njė orbitė tė pėrcaktuar. Ajo ka njė orbitė specifike dhe lėviz nė harmoni tė plotė me trupat e tjerė qiellorė.Tė gjithė trupat qiellorė, duke pėrfshirė edhe planetet, satelitet, yjet, madje dhe galaktikat, kanė orbitat e tyre, tė pėrcaktuara me llogaritje tepėr delikate. Ai qė vendosi kėtė rregull dhe ekuilibėr tė pėrkryer ėshtė Zoti, Krijuesi i universit.

dano
Anėtarė

Lokacioni: K S A
Postime: 110
Kyējet nė forum: 4711
Regjistruar mė: 29/01/2008
Profesioni: student
Vėrejtjet:

http://interesanti.all-forum.net/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: MREKULLITĖ E KURANIT

Mesazh nga Argumenti prej Fri 18 Sep 2009, 1:12 am

Allahu i Madhėrishėm i urdhėron muslimanėt qė ta ndje­kin Pejgamberin [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] nė cilė­sitė e mre­kullueshme dhe natyrėn e tij tė thellė dhe thotė: “Ju e kishit shembullin mė tė lartė nė tė Dėrguarin e Allahut, kuptohet, ai qė shpreson nė shpėrblimin e Allahut nė botėn tjetėr, ai qė atė shpresė e shoqėron duke e pėrmendur shumė shpesh Allahun

Argumenti
Anėtarė

Lokacioni: Kosovė
Postime: 106
Kyējet nė forum: 5124
Regjistruar mė: 02/11/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: MREKULLITĖ E KURANIT

Mesazh nga Argumenti prej Fri 18 Sep 2009, 1:15 am

Es-selamun Alajekum we Rahmetullahi we Berekatuhu

Ky projekt u pregadit nga www.ikre-ks.com Ju lutemi shperndajeni sa ma shum qe te keni mundesi per hater te Allahut, Allahu ju shperbleft (amin).

Vellezer dhe motra te nderuar kushtoni pak vemendje ketyre fotove te cilat jane te nderlidhura me fjal te Allahut, me te vertet keto foto i ka ber dora e njeriut por Krijimin e tyre pasha Allahun s'ka kush tjeter perpos Madherise se Allahut xh.sh.
Kjo vlen me teper per ata qe ende kerkojn argumente ne egzistimin e Allahut ju lutemi vetem shikoni dhe lexoni keto pak fjal dhe mendoni mu ashtu si po fillon edhe ajeti i par i ketij projekti, shikim te kendshem ne vazhdim...

http://www.ikre-ks.com/

"Me tė vėrtetė, nė krijimin e qiejve e tė tokės, nė ndėrrimin e natės e tė ditės, nė anijen qė lundron nė det e u sjell dobi njerėzve, nė shiun qė lėshon Allahu prej sė larti, me tė cilin ngjall tokėn pas vdekjes dhe pėrhap nė tė prej tė gjitha gjallesave, nė qarkullimin e erėrave dhe reve tė nėnshtruara mes qiellit e tokės, (nė tė gjitha kėto) ka argumente pėr njerėzit qė mendojnė." (El-Bekare 164)
.ExternalClass .EC_hmmessage P {padding:0px;} .ExternalClass body.EC_hmmessage {font-size:10pt;font-family:Verdana;}

"Thuaj: "E kujt ėshtė toka dhe ēdo gjė nė tė, nėse jeni prej atyre qė e dinė?" Ata do tė thonė: "E Allahut." Atėherė thuaju: "Pėrse pra nuk mendoni?" Thuaj: "Kush ėshtė Zoti i shtatė qiejve dhe Zoti i Arshit tė madh?" Ata do tė thonė: "Allahu." Thuaju: "E pse nuk frikėsoheni pra?" Thuaj: "Nė dorėn e kujt ėshtė pushteti i ēdo sendi... ...nėse jeni nga ata qė e dinė?" Ata do tė thonė: "Nė dorė tė Allahut!" Thuaj: "E si mashtroheni pra?" Por jo, Ne ua sollėm atyre tė vėrtetėn e, megjithatė, ata jetojnė me gėnjeshtra (duke adhuruar idhuj)." (El- Mu'minun 84-90)

Argumenti
Anėtarė

Lokacioni: Kosovė
Postime: 106
Kyējet nė forum: 5124
Regjistruar mė: 02/11/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi