PortaliForumiPytėsoriGalleryBlogChatBoxRegjistrohuIdentifikohu
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

Ajo dite/nate qe jeni larguar nga vendi juaj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Sajmir_pasha
VIP
VIP


Gender:MaleCancerPig
Age : 25
Anėtarėsuar : 11 Jun 2007
Mesazhe : 38
Lokacioni : Rhodos-Greece

MesazhTitulli: Ajo dite/nate qe jeni larguar nga vendi juaj   Mon 11 Jun 2007, 2:20 pm

Shumė nga ne ndodhen larg Shqipėrisė. Arsyet e largimit janė te shumta,dikush ėshtė larguar pėr te studjuar,dikush pėr te punuar,dikush pėr njė te ardhme pozitive etj. Pyetja ime ėshtė si jeni ndjere dhe si e keni pėrjetuar ditėn/naten e nisjes tuaj drejt njė vendi tjetėr? Keni qenė te gezuar,optimiste,shpreseplote,apo te stresuar,te frikesuar nga e panjohura qe ju pret??? Na pershkruani pak momentet kur jeni ndare me njerzit e zemrės,momentet kur keni hipur ne avjon/traget/autobus (ēfarėdo qoftė) dhe momentet e para kur keni mberritur ne dhe tė huaj.
Pra me njė fjale pershkruani atė ditė/nate qe jeni larguar dhe ndjenjat tuaja apo te njerzve qe ju rrethonin
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Enya
Anėtar
Anėtar


Gender:FemaleLeoDragon
Age : 32
Anėtarėsuar : 04 Jun 2007
Mesazhe : 140
Lokacioni : France
Hobi : travels

MesazhTitulli: Re: Ajo dite/nate qe jeni larguar nga vendi juaj   Wed 13 Jun 2007, 6:44 pm


Sajmir urime per temen, me mallengjeu sepse mu kujtuan momentet e fundit para se te largohesha nga vendi im.
Kam shume kohe qe kam ikur dhe kam qene e vogel, adoleshente dhe mund te them qe ka qene paksa e veshtire sepse largimi do te thoshte shkaputje nga shoqeria, nga vendet ku ke kaluar femijerine tende, nga njerezit qe ke hasur ne jeten tende deri me ate dite ... dhe nuk e di se ēfare te pret aty ku do shkosh ... vend i huaj, shoqeri e re per tu krijuar, gjuhe e re per te mesuar, ambjent i ri per tu adaptuar ...
Momenti qe me ka lene me shume mbresa dhe qe me prek shume kur e kujtoj eshte nja dy dite para se te niseshim, dhe mamaja kishte shitur aq sa mundi nga sendet e shtepise dhe isha vetem ne shtepi kur erdhi personi (qe kishte blere nje pjese te mire te tyre) per ti marre ... dhe kur iku u ula ne nje karrige e veshtrova shtepine gati bosh ... ishte moment teper i veshtire sepse aty realizova qe po nderroja komplet jete ...
Ja per mua pershtyepjet dhe gjendja emocionale para se te ikja ...
Vazhdim te kendshem.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
sihana
Moderator
Moderator


Gender:FemaleAriesTiger
Age : 22
Anėtarėsuar : 11 Jun 2007
Mesazhe : 303
Lokacioni : Rhodos-Greece
Hobi : Muzika

MesazhTitulli: Re: Ajo dite/nate qe jeni larguar nga vendi juaj   Fri 15 Jun 2007, 10:01 am

MĖRGIMTARI

Natė i ėshtė bėrė jeta larg Atdheut
I vuajtur, i rraskapitur
nė sofrėn e mallit ndan buėn e pikėllimit
pa familje, pa prindėr, pa atdhe

deri kurė do tė hajė vetėveten
sytė e tij dy burime tė shterrura
lumė i dhembjes gurgullon damarėve tė tij
dhe prapė i fortė qėndėron

KTHEHUNI

Vendlindja ju prźt
si foleja zogun shtegtar
kthehuni tė gjithė
kudo qė jeni mėrgimtar

Ju presin nėnat
tek pragu i shtė//
askund s`ka vend mė tė mirė
se toka e Arbėrisė.

KURBETI

Jetė pa jetė
pa kuptim, pa emėr
i nėnēmuar, pa zemėr.

Buka s`ėshtė si buka
as uji si ujė
e rėndė ėshtė jeta
nė dhe tė huaj.

Mbrėmjet vijnė tė zymta
malli shperthen vullkan
gjumi merr arratinė syri lotin s`e mban.

Per te gjith ju emigrant e kudo qe ndodheni.

_________________
HĖNĖ NĖ VELLON E NUSĖRISĖ


S Sikur shpirti im ndahet nė dysh
I I ndriēuar me dritė nuri qė ti jep
H Hėnė e veshur nė vellon e nusėrisė
A Ah, me ty nė univers edhe yjet
N Nėn tingujt e muzikės hyjnore vallėzojnė
A Afshon zemra ime e plasur nė mundim


DASHURIA DHE ENDRRAT
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
bovari
Mesem
Mesem


Gender:Female
Anėtarėsuar : 03 Jul 2007
Mesazhe : 674
Lokacioni : Istanbul
Profesioni : me libra ne dore akoma
Hobi : shah,letersi,volejboll,guzhina

MesazhTitulli: Re: Ajo dite/nate qe jeni larguar nga vendi juaj   Thu 05 Jul 2007, 12:30 am

Hej hej te mos mbetem edhe une pa shkruar ne kete teme:)
eshte gje e keqe kur mbetesh pa gjumeeee...

Ne vitin qe jam larguar nga shqiperia ishte e modes te adhuroheshin ata qe braktisnin(largoheshin nga shqiperia)vendin.Dhe une si nje 14 vjeēare e pelqeja te dilja jasht shqiperise(do isha e priviligjar jaaa,gje koti)po vetem diēka ari ta kujtoj nga ai moment.
İshte dreke dhe babi mori ne telefon dhe tha beni ēanten gati dhe ikem.Ama duke qene femije qe veē probleme hap me thane qe do shkonim per pushime( pasi ish e pamundur te ndahesha nga gjyshi)dhe gjith qef hypa ne taksi qe u drejtua drejt shkupit, e pas nga aeroporti i shkupit ne stamboll.Ne fillim isha shume e lumtur se shetisja se e dija se kemi ardh per pushime e kjo zgjati pak se kur fillova gjimnazin e kuptova qe do jetonim ketu.Po kane kaluar vite dhe vertet jam ne gjendje te them se nuk eshte gje e mire mergimi, per ne qe erdhem te vegjel jo pasi ambjentohesh adaptohesh po per prinderit shume e veshtire.e rendesishme eshte te mos harosh origjinen dhe vendin tenddd....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
clesiano
Anėtar
Anėtar


Gender:Male
Anėtarėsuar : 21 Jun 2007
Mesazhe : 34
Lokacioni : itali

MesazhTitulli: Re: Ajo dite/nate qe jeni larguar nga vendi juaj   Fri 20 Jul 2007, 9:35 am

Ishte 26.08.2005 ajo dite kur kam marre tragetin nga Vlora ne drejtim te Italise.

nje nate me pare nuk me merte gjumi, te gjithe kishin rene te flinin ndersa une vija verdall neper shtyepi eedhe ne oborr, mbase nuk pajtohesha dort me iden qe po ikja per nje pjese se jetes sime.Me pas kam zbrit poshte ne dhomen time dhe kam perfaqu vellain aq fort sa ai u zgjua i trembur nga gjumi edhe ja kemi bere nje dore te qarash aty....pas pak jam shtritur edhe se di por me kapi gjumi.

Te nesermen ne mengjes ishte me e veshtira, ne oren 9 vinte taksia te shpia per te me marre edhe te me dergonte ne Vlore.Me dukej sikur kisha filluar te isha i tepert ne shtepine time, vertet nje stres i madh.

te shihje fytyren e mamit edhe gjyshes qe buzeqeshnin me lote neper faqe nuk ishte gje e lehte, edhe pse mundohesha ti evitoja sadopak.

Te shtepi ishin mbedhur nja 12 vete, sikur po me conin nuse..ahhahaha....vjen ora qe duhet te largohesha. i kam p'remtu vetes qe nuk do leshoja asnje lot se nqs do qaja do e kisha me te veshtire si une eashtu edhe ffamijlaret e tjere, por eshte e mundur ti ndalesh lotet, mundesh me i then jo ndjenjes?

Fillova te pershendetesha me familjaret kur ne fund kishte ngel vellai edhe mami.Kur kam pershendet vellain se di por jam mbytur ne lote, nuk kisha me qufi ta perqafoja kur kam pershendet mamin se di por mendoja se do e kisha te veshtire te ndahesha nga mami im, por se di sesi por ajo me ka dhen shume forca.

Pasi pershendes familjaret e mi largohem me vrull sikur doja me u then qe nuk vonohem kthehem shpejt, kam mbyllur porten e shtepise me qellim qe te mos me shinin duke u larguar edhe jam nisur ne drejtim te Vlores.

Kur mberita ne Vlore kam ndalur ne nje bar me tim ate per tu qetesuar edhe te prisja sa te fillonte imbarkimi per ne traget.

Erdhi edhe ora qe duhej te pershendetesha me tim ate edhe xhaxhain tim qe kishte ardh me ne.

Pasi u pershendeta edhe me ta hypi ne traget.

Isha vetem, tamam si turist de......


Pasi mberij nga ora 11 e nates ne brigjet eitalise edhe dalim nga ambjentet e portit...aty ka fillu eksperiaca ime em e bukur......ku do shkoja une tash?

Naten e pare e kisha planifiku me fjet gjum ne stacion se treni qe do me conte ne qytetin ku do jetoja kishte ik tashme, kshuqe une duhet te prisja tjetrin ne oren 6 te mengjesit.

Duke u drejtuar per ne dalje te portin ku do merja taksin te shkoja ne stacion te trenit degjoj dike qe therret Klevis, Klevis....boh se kan me ma thashe ...kur te thirurat vazhdonin...aty se di por mendova se i kishin seriozisht me mua edhe ul hapat e mai edhe po shihja verdall, kur shoh burrin e tezes...me eshte dukur si diell ne 11 te nates per zotin......ec se ja hodha per sot thashe....

pas nje treoreve shkoj te shpia e tezes, ku kam qendru 4 dite.


Ne date 30 nisem prej ayt ne drejtim te Pavias ku jam edhe sot.


Eh cme ben te nxirja ca lot per zotin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
arla
Pėrparues
Pėrparues


Gender:FemaleScorpioMonkey
Age : 28
Anėtarėsuar : 31 May 2007
Mesazhe : 1173
Lokacioni : Ne kufirin mes inatit dhe qetesise
Profesioni : Impaktuese
Hobi : letersia

MesazhTitulli: Re: Ajo dite/nate qe jeni larguar nga vendi juaj   Fri 20 Jul 2007, 10:18 am

Te gjitha postimet tuaja jane prekese dhe mua me eshte dashur te gjendem jashte kufijve te atdheut tim.Mbaj mend qe ishte nje mengjes i ftohte marsi.Jam larguar me autobuzin e pare qe nisej.Ne fillim mu duk shume e veshtire te ambjentohesha por ja qe ditet kalonin dhe une po mesohesha.Madje mendoja po me jepet mundesia te njof nje shtet me shume.Per nje gje ndjehesha krenare qe nuk mu desh asnjehere te fshihja kombesine time.Dhe nese me pyesnin pergjigjesha
-jam nga Shqiperia, ju besoj se keni degjuar shume per te keto kohet e fundit.
Fatmiresisht tani jetoj ne vendin tim.Megjithate nuk ka rendesi se ku jeton, rendesi ka te perfaqesosh ate cka je dhe nga je.
_________________
Shuaj etjen shkretetire
Shuaj etjen shkretetire
Zbrazeti hapesire
Ne, ne jetojme
Shuaj etjen shkretetire
Zbrazeti hapesire
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Naki
WebMaster
WebMaster


Gender:Male
Anėtarėsuar : 29 May 2007
Mesazhe : 4589
Lokacioni : Republika e Kosovės
Profesioni : Universal
Hobi : basktebolli dhe peshkimi

MesazhTitulli: Re: Ajo dite/nate qe jeni larguar nga vendi juaj   Fri 20 Jul 2007, 12:28 pm

Mua nuk me ka ndodhur nje gje e tille edhe pse kam jetuar shume jashte vendlindjes.
Ngjarjet makabre te Luftes se Kosoves 1998-1999 jane trishtimet me te medha qe nje komb mund ti kete perjetuar.
Personalisht perjetova kete neper male dhe skurre dhe shihja kolonat kur nje popull vetem pse eshte Shqiptar duhej te largohej nga vatra shtepi nga me te dashurit... nuk mundem te gjej fjale te pershkruaj keto dhimbje keto dhimbje qe akoma jane shume te fresketa dhe nuk largohen dot... kufomat qe gjeja te pavarrosura, femijet duke kerkuar nje luge qumesht, lindjen neper male, e cka jo...
Shume u larguan nga vendlindja jo me deshire por e kishin te imponuar....

Ju falenderoj per postimet keto jane edhe nje pjese e Historise sone kombetare
_________________
Nėse mė kupton gabimisht, mėsoje qė s'kuptove asgjė..sepse dashuria ėshtė sikur lufta lehtė niset,vėshtirė pėrfundon dhe ėshtė e pamundur tė harrohet…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Anna
Anėtar
Anėtar


Gender:Female
Anėtarėsuar : 29 Jul 2007
Mesazhe : 289
Lokacioni : Zvicerr
Profesioni : amvise
Hobi : leximi

MesazhTitulli: Re: Ajo dite/nate qe jeni larguar nga vendi juaj   Sun 26 Aug 2007, 5:41 pm

Viti qe une u largova nga kosova ishte 28 tetor 1981 dhe as me valixhe e as me ēante,veē rrobat qe kisha veshur dhe pas 11 vjetesh takova nenen time per here te pare kur hyra ilegal ne kosove.Ajo nuk me njihte,me kujtonte te re siē isha per here te fundit. Qendrova 5 dite dhe u ktheva nga kisha shkuar me mall te madh,nuk me njihte njeri por edhe une vetem te vjetrit dhe pas 18 viteve hyra ne kosove e rregullt.E kisha te ndaluar kosoven per 18 vite me radhe e padeshiruar nuk mund te shkruaj me shume sepse ashtu ishin kushtet dhe sot harrohet historia.Tani jam nene kam femijet,mbi te gjitha keta linden ketu jasht por gjuhen traditen dhe te ndihen krenar qe jane shqiptare dhe historine kurr nuk ju a fsheha por ju a tregova.Dhe une jam krenare si nene me ta qe femijet e mi ndihen shqiptare dhe flasin shqip edhe pse jane rritur ne vend te huaj shume vite pa qene ne kosove. .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Lukja
Moderator
Moderator


Gender:FemaleGeminiMonkey
Age : 40
Anėtarėsuar : 05 Nov 2008
Mesazhe : 663
Lokacioni : prishtine
Profesioni : ekonomiste
Hobi : Leximi dhe Poezia

MesazhTitulli: Re: Ajo dite/nate qe jeni larguar nga vendi juaj   Tue 18 Nov 2008, 11:25 am

28.03.1999

Kjo ishte hera e pare kur une leshova kosoven ne menyr te dhunshme pa deshiren time,me kujtohet dita kur na larguan nga shtepite,ne shkuam te tezja ime nje lagje me posht se mendonim qe aty nuk do vinin te na gjenin,por u mashtruam se te nesermen erdhen dhe na larguan te gjitheve na derguan ne stacionin e trenit aty fjetem nje nat se nuk arritem te hypnim ne tren se kishte me mija njerz te grumbulluar ne stacion shihje lot,femije te uritur,nena qe qanin se ju kishin humb femija baballare qe qanin per djemt e tyre ne front me nje fjal shihje tmerr.Te nesermen ne mesdit na hypen me nje autobus une isha me burrin vajzen qe ishte tri vjeqe dhe isha shtatezen ne djalin e madh isha dy muajsh,tan rruges kisha te vjella dhe molisje menxi qe rrija ne kembet e mija na zbriten ne Zhur dhe qe aty te ecnim ne kemb deri ne Kukes,kur arritem ne Kukes ra terri dhe filloj nje shi i madh ne ishim ne mes te nje lendine ku nuk kishe ku ta shtije koken arriten perfaqesueset e OSB ata na dhan batanije shtroj e mbuloj po ku ti shtroje ne uj u mundova qe vajzen ta mbeshtillja qe ajo mos te lagej se per vete nuk qaja koken fare,te nesemen erdhen autobusa qe ishin organizuar te na bartnin per ne brendi te Shqiperis dhe ne na derguan me nje qytet ne thellsi te saj quhej Poliqan aty u vendosem ne nje lokal dhe erdhen te gjith qytetaret dhe mernin nga nje familje per ta strehuar ne shtepit e tyre ne na muar nje familje shum e respektuar qe quhej personi Alfons Kalemi aty qendruam per dy jav pas dy jave morem nje banes me qera qe mos ti ngushtonim me shum se ishin ngusht per vend ne banes qendruam dy jav dhe me pastaj shkuam ne Kavaj te familja e Ismet Ferizajt aty qendruam dy muaj edhe pse luft kaluam shum bukur ishin shum te mir me ne dhe tani me shum bashuri i kujtoj ato koh sa kemi qendruar me kujtohet rasti se une nuk dija asgje per familjen time qe mbeten ne Podujev nenen, motren,dy vellezerit,dhe nuset e tyre me tre femije,dhe familja e gjer, me 03.04 isha duke i shikuar lajmet kur po e ndegjoj nje lajm shum te rend se ne fashtin ku jetonin agjallaret kishin gjet pes kufoma dhe po lexoheshin emrat e tyre pra ishin dy agjallaret me dy grat e tyre dhe vajza e agjes qe kishin ra viktim e barbarizmit sllav qajta shum u merzita pa mse gjith diten m dilnin fetyrea e tyre para syve dhe mendoja se edhe nena me te mit do perfundojn ne te njejten menyr se nuk dija gje ,por ja nje dit me mer vellau ne telefon nga gjermania dhe me thot se kishte fol me nenen dhe se ishin mir ma dhe dhe mua numrin dhe kohen se kur mundem te flas dhe une me te,te nesermen dola ne post qe ta mari ne telefon e mora dhe po ja ndegjoja zerin nuk mund te flisja nga malli i madhe qe kisha dhe nga emocionet qe ndjeja,ku e me dha nena dhe nje lajm tjeter po aq te rend sa i pari me kishte vdek dhe agja i vogel kishte pas sulem zemre sigurosht nga tmerret e luftes dhe nga frika e djemve qe i kishte me vete dhe ishin shum te ri dhe ket lajm e perjetova shum rende,po u dashka te jetohet me te gjitha qe te sjell jeta dhe te bjen njeriu i keq, pra isht hera e par dhe e fundit qe une isha ne Shqiperi dhe me kurr nuk e kam vizituar ate vend jo pse nuk dua por thjesht se kam shum kujtime me vajzen qe sa kemi qendruar aty nuk ka vend qe nuk e ka shkel ajo dhe nuk ka rer ne plazhin e Durresit qe ajo nuk ka luajtur me ta pra kam frik nga kujtimet qe kam me te se deshira eshte shume e madhe qe ta vizitoj Shqiperin?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ajo dite/nate qe jeni larguar nga vendi juaj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Hapėsira e Qiejve Shqiptarė :: Forum i Pėrgjithshėm :: Trojet Shqiptare-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės