Kosova, vend i vogėl me resurse tė mėdha


    *b@llboy_network*
    Anėtar
    Anėtar

    Gender:Male
    Mesazhe : 18
    Anėtarėsuar : 07 Feb 2008
    Lokacioni : Kosovė
    Hobi : Humori

    Kosova, vend i vogėl me resurse tė mėdha

    Mesazh nga *b@llboy_network* prej Thu 21 Feb 2008 - 21:59

    Fakte ekonomike pėr Kosovėn, shteti mė i ri nė botė. Sipas disa tė dhėnave tė Bankės Botėrore, pasuritė minerale sillen rreth 19 miliardė dollarė.

    TREGUES TE KOSOVES
    Kosova: 10. 877 km2
    GDP: 2. 4 miliardė, 1200 per capita
    Monedha: Euro
    Papunėsia: rreth 40%
    Buxheti 2008: 1. 027 miliarde

    Shteti i sapokrijuar nė botė, vetėm me 10. 877 kilometra katrorė dhe me pak mė shumė se dy milionė banorė, ka njė pasuri tė konsiderueshme nėntokėsore ende tė paeksploatueshme sa duhet.
    Pasuria e saj mė e madhe vlerėsohet tė jetė qymyri, i cili pėrmban bazėn kryesore tė zhvillimit tė burimeve energjetike.Sipas ekspertėve tė xehetarisė, kėto rezerva gjenden nė kushte ideale tė shfrytėzimit. Baseni i Rrafshit tė Kosovės, me njė sipėrfaqe prej 160 kilometrash katrorė dhe me trashėsi shtrese 55 metra, ėshtė mė i madh i llojit tė vet, ėshtė burim mė stabil pėr prodhim tė energjisė elektrike. Jo mė pak i rėndėsishėm ėshtė edhe baseni i Rrafshit tė Dukagjinit, me sipėrfaqe 120 kilometra katrorė dhe shtresė qymyri prej 35 metrash tė trashė. Tė dhėnat e pėrafėrta qė vijnė nga analiza vendėse, serbe dhe ndėrkombėtare theksojnė se Kosova ka 8 - 14 miliardė tonė qymyr. Sipas disa tė dhėnave tė Bankės Botėrore, pasuritė minerale sillen rreth 19 miliardė dollarė. Ndėrkaq, vlera e patundshmėrive nė Kosovė, sipas tė dhėnave zyrtare serbe, ėshtė rreth 220 miliardė dollarė.
    Rezervat e aluminit dhe tė zinkut, sipas tė dhėnave tė publikuara nga Oda Ekonomike, vlerėsohen tė jenė rreth 40 milionė tonė, ndėrsa rezervat e nikelit dhe tė kobaltit vlerėsohen nė rreth 13 milionė tonė, magnezit nė mbi 5 milionė. Gjithashtu nė Kosovė ka edhe minerale tė rralla, si kadmium, indium, talium, germanium etj., por ende nuk ka hulumtime tė qėndrueshme pėr vendndodhjen e tyre, ashtu si edhe rezerva tė konsiderueshme tė arit, platiniumit, bakrit e elemente tjera tė ēmuara.
    Kosova ėshtė nga vendet evropiane me moshė mė tė re, rreth 25 vjet, por qė ka njė papunėsi pėrreth 45-50 pėr qind dhe qė tregu i punės shtohet gati me rreth 30 mijė punėkėrkues tė rinj nė vit, me njė administratė publike, nė tė cilėn janė tė punėsuar rreth 120.000 veta. Sipas tė dhėnave tė Ministrisė sė Punės dhe tė Mirėqenies Sociale, nė muajin shkurt 2007 janė regjistruar 330.196 punėkėrkues.
    Bilanci tregtar ėshtė mjaft negativ. Sipas Entit Statistikor, eksporti mujor ėshtė rreth 13 milionė euro, ndėrsa importi 120 - 150 milionė euro. Tė dhėnat pėr GDP-nė janė tė ndryshme, ndėrsa mesatarja sillet rreth 2.4 miliardė euro, me rreth 1200 euro pėr frymė (GDP per capital), me njė buxhet tė konsoliduar pėr vitin 2008 rreth 1 miliard e 24 milionė euro. Numri i bizneseve tė regjistruara ėshtė i ndryshėm edhe nga vetė tė dhėnat zyrtare dhe ato sillen nga 56- 72 mijė. Sipas institutit ekonomik "Riinvest, tė hyrat e pėrgjithshme nga diaspora janė rreth 320 milionė euro, apo pėrafėrsisht 14 pėr qind e Bruto prodhimit vendor (BPV).
    Ndėrkaq, pėr FMN-nė, pėrqindja e pjesėmarrjes sė diasporės nė GDP-nė e Kosovės ėshtė mė e madhe dhe ajo arrin nė rreth 18 pėr qind. Pėr Komisionin Evropian janė vetėm rreth 13 pėr qind. Fondi Monetar Ndėrkombėtar, nė raportin e muajit nėntor, ka vlerėsuar se nė rajon Shqipėria ka rritje mė tė madhe tė Bruto- Prodhimit Kombėtar (GDP), ndėrsa Kosova, me njė GDP prej 2.4 miliardė eurosh dhe me njė rritje reale prej 4. 5 pėr qind, nuk shėnon ndonjė bilanc pozitiv nė treguesit makroekonomikė.
    Nuk ka tė dhėna pėr investimet e huaja direkte, ndėrsa autoritetet nė Prishtinė shpesh i fusin edhe paratė e privatizimit dhe thonė se kėto investime kalojnė 700 milionė eurot. Ekspertėt dhe institucionet ekonomike vlerėsojnė se ambienti pėr njė biznes tė mirėfilltė duhet tė pėrmirėsohet, sidomos sa i pėrket furnizimit me energji elektrike, si njė parakusht elementar pėr zhvillim stabil, politikės fiskale, pėrmirėsimit tė infrastrukturės rrugore e hekurudhore, edukimit cilėsor profesional tė profileve tė ndryshme industriale dhe tė=sundimit tė ligjit. (nga HASAN SALIU, G. Lajm, Kosove)

    Risa
    Moderator
    Moderator

    Gender:FemaleSagittariusSnake
    Mesazhe : 1094
    Anėtarėsuar : 07 Jan 2008
    Age : 18
    Lokacioni : Ne shtetin me te bukur. Albania
    Profesioni : Studente
    Hobi : Gjithcka te bukur. Gjithcka interesante.

    Re: Kosova, vend i vogėl me resurse tė mėdha

    Mesazh nga Risa prej Fri 22 Feb 2008 - 9:38

    Prandaj e donte me sesben serbi Kosoven ???

    Besoj se tani qe u shpall Kosova Shtet i pavarur do ket edhe investime te medha nga te huaj por edhe turizem me shum.

    interesant
    Admin
    Admin

    Gender:MaleTaurusBuffalo
    Mesazhe : 1938
    Anėtarėsuar : 02 Mar 2008
    Age : 23
    Lokacioni : Pejė
    Profesioni : Student
    Hobi : Sporti --- Judo

    Re: Kosova, vend i vogėl me resurse tė mėdha

    Mesazh nga interesant prej Fri 7 Mar 2008 - 9:46

    - Tani qe u shpall Kosova shtet shpresojme qe sa me shpejt te bashkohet prap me Shqiperine dhe te behemi pram nje pa ndermjetesimin e kufijve.

      Ora ėshtė Fri 21 Nov 2008 - 4:38