
|
| | KURBETI KJO PLAGĖ E RĖNDĖ-MOS E LAKMONI | |
| |
| Autori | Mesazh |
|---|
shaban cakolli Moderator


 Anėtarėsuar : 11 Jun 2007 Mesazhe : 1037 Lokacioni : Gjermani
 | Titulli: KURBETI KJO PLAGĖ E RĖNDĖ-MOS E LAKMONI Mon 18 Jun 2007, 6:15 pm | |
| Njė rrapsod i kėndonte dhimbshėm kurbetit,atėbotė ne ishim tė rinjė dhe nuk e besonim!Kur atė botė rrapsodi kėndonte:
Unė kur shkova nė kurbet s“kam nejtė pak nja 12 vjet.Ne sikur e tallnim rrapsodin,thoshim se kjo ėshtė diqkamundur,se rrapsodi e kahiperbolizuar pėr ta bėrė kėngen mė tė mirė etj....Kur e pėrjetova kėtė nė lėkurėn time,mu pėrkujtua kėnga e gurbetit dhe lere qė i dhash tė drejtė rrapsodit,por i kėrkova falje nga lart!!! NėKėTė KORRIK unė po i mbushė 15 vjet mėrgim,njė plagė qė nuk po mbyllet dot,plagė tė cilėn nuk dua tė e shoh nė trupin e tjetėrkuj pasi lėngoi vet nga e njejta plagė.Kudo qė tėshkosh jashta trollit shqiptar-je i huaj,i huaj ndjehesh nėn strehė,i huaj ndjehesh nė rrugė,nė shoqėri,dhe shikimi i tyre sikur tė pyet:Pėrse ke ardhur kėtu?!!!Megjithatė shumė nga ne nuk ia hudhėm kėtė plagė vetes nė trup me dėshirėn tonė,por:Presioni i pushtuesit serb mbi shqiptarėt,me qėllim tė ndryshimit tė strukturės etnike nė Kosovė,nė dobi tė elementit serb,mbyllja e gjitha institucioneve kulturore,shkencore,pozita e vėshtirė ekonomike esociale,mobilizimi i dhunshėm i shqiptarėve nė ushtrinė serbe,e shumė faktortjerė,e shtynė popullin shqiptar tė kėrkojnė strehim thuajse nė gjitha shtetet e Evropės dhe mė gjėrė.Mėrgimtarėt sotndjehen tė lodhur dhe tė shfrytėzuar,kemi jetuar nė gjendje alarmante,nėpėr shtėpi e banjo kolektive, tė izoluar e tė pa mbrojtur,tė pa pėrfillur e tė shtypur,kemi punuar punėt mė tė rėnda,qka nuk i punuan tė tjerėt...Po pse e bėmė kėtė?Pėr tė ndihmuar familjet,skamnorėt,dashuriapėr tu liruar nga pushtuesi na shtyri tė paguajmėpėr shkollat,Qeverinė e Ushtrinė.......Tani kemi mbetur nė udhėkryq,dhe fill dikush nga ju mund tė pyet:Pse pra nuk ktheheni???Ja pse,kur erdhėm kėtu me veti i morėm fėmijėt,ata kanė bėrė shkolla e vende pune,edhe ne i kemi bėrė mbi njė dekadb e gjysmė punė jashtė atdheut,kur vim nė pushime mundohemi tė gjejmė vend pune nė Kosovė,po si duket pėrpjekjet tona s“kanė shansė,nėse kthehemi nė Kosovė mbetemi pa ekzistencė,i humbim edhe vitet e pėrvojes jashtė-dhe kemi mbetur si thonė tė vjetrit(as te Hysa-as teHasa),edhe kurbeti aq na ka lodhur,sa nuk po mundemi tė pėrballojmė mė.Urojm♪7 kjo plagė tė shėrohet,e atdheu tė na bėjnė vend nė gjirin e vet. |
|  | | shaban cakolli Moderator


 Anėtarėsuar : 11 Jun 2007 Mesazhe : 1037 Lokacioni : Gjermani
 | Titulli: strategjia kombetare per emigracion Fri 03 Aug 2007, 4:26 pm | |
| Dekada qe kaperdiu shqiptaret Rreth nje milion shqiptar nga viset shqiptare,jane larguar nga vendi i tyre gjate dekades se fundit,duke renditur keshtu shqiptaret nder vendet me fluksin me te larte te emigracionit neEvrope.Kjo shifer permbane mbi 20% te popullsise kur numerohen njerez te shperndare qe nga vendet fqinje deri te vendet me te largeta si SHBA,Kanada e gjetiu.Kete strategji e ka hartuar organizata nderkombetare per emigracion,ecila edhe sot nuk thote gjera konkrete rreth perfitimeve te emigranteve.Nga ana jone nuk ka organizim te nje politike te pershtatshme per migracionin!Perderisa ministrite tona mirren me kthimin e refugjateve serb dhe jo shqiptareve,qe ishin shkaku kryesor iperndjekejes se shqiptareve,shqipetaret e merguar jane mbetur ne pluhurin e harreses,meshiren e fatit,apo permenden nganjehere kur vie puna rreth investimeve te biznesit. |
|  | | Anna Anėtar


 Anėtarėsuar : 29 Jul 2007 Mesazhe : 289 Lokacioni : Zvicerr Profesioni : amvise Hobi : leximi
 | Titulli: Re: KURBETI KJO PLAGĖ E RĖNDĖ-MOS E LAKMONI Thu 23 Aug 2007, 4:28 pm | |
| Plagen e Kurbetit vetem aj qe e ka provue din edhe me shkrue ashtu si ju Zoti Cakolli edhe ne provuem ket plage dhe ket nuk e sheron as inanca e as standarti europian e sheron vetem nji dit kur te gjithe ti marrim valigjet e te kethehemi nga kemi ardhun por nji pyetje mbet shum e veshtir femijt qe u rriten ektu dhe u kalifikuen ketu si do ti pershtaten atdheut meqense besoj ashtu si ne qe u integruem shpejt ne vend te huj sepe skishim rrug tjeter edhe femijet tan shum shpejt do te integrohen ne vendin e prindeve ku u linden kjo varet vetem nese Kosova dhe shqiperija do te ken nji zhvillim me te mire ekonomik ateher edhe ne duhet ti mbledhim plackat ne dore dhe biletat e aroplanit dhe kethimin ne vend dhe sherimi i kesaj plage athere do te behet e jo te thellohet .
o kurbet ,kurbet o zi ,keshtu e qujten te paret tan dhe i kenduan shum rilindaset tan para neve . |
|  | | bovari Mesem


 Anėtarėsuar : 03 Jul 2007 Mesazhe : 674 Lokacioni : Istanbul Profesioni : me libra ne dore akoma Hobi : shah,letersi,volejboll,guzhina
 | Titulli: Re: KURBETI KJO PLAGĖ E RĖNDĖ-MOS E LAKMONI Thu 23 Aug 2007, 7:50 pm | |
| Anna shume drejt e ke cekur per kthimin e femijeve ne atdhe pasi eshte vertet problem.E them kete pasi bazohem ne vete se ika dhe u shkeputa nga fisi,motoja e fisit dhe jeta ne fis.Me qarte u largova komplet dhe kaluan vite,por mu dha rasti te shkoja ne shqiperi po shumicen e te afermeve nuk e njihja dhe me ata qe i njihja ndjeja ftohtesi ,pas kushtet qe ndikojne shume tek njerezit.Kur je large ritesh dhe formohesh i pamvarur dhe pa u ndikuar nga ambienti e mentaliteti.Dhe kthimi ne atdhe vertet eshte pak i veshtire dhe kjo eshte nje fatkeqsi por nje realitet duke i lene menjeane demagogjite dhe letersine.Por nese kthehem ne atdhe duhet te kem nje arsye te qendrueshme dhe vetem malli per atdheun nuk mjafton.Une e them mendimin tim dhe jam e sigurte qe te gjithe qe jan kthyer po flas qe kan ikur dhe jan adaptuar ne vendin ku jane mendojne si une.Por dikush nuk e tregon dikush mundohet ta maskoje.. _________________ "" Kurajua nuk ja ka friken krimit dhe ndershmeria s'ia ka friken autoritetit""" |
|  | | Anna Anėtar


 Anėtarėsuar : 29 Jul 2007 Mesazhe : 289 Lokacioni : Zvicerr Profesioni : amvise Hobi : leximi
 | Titulli: Re: KURBETI KJO PLAGĖ E RĖNDĖ-MOS E LAKMONI Thu 23 Aug 2007, 8:22 pm | |
| Eh Bovari une e pra ballafaqohem me realitetin duke shikuar qe kam tre femij te tre u rriten ketu dhe kur shkoj ne pushim sidomos vajza merr ket rrug me lot te kethimit dhe ende nuk kuptojn se cilat kushte na detyruen te largohemi por i shikoj flasin bukur gjuhen shqipe dhe e shkrujn por kan kulturen e vendit dhe ndihen si te huaj kur vejn ne kosv por edhe ketu ballafaqohen me dy kultura njara e familjes tjetra e vendit por shpresoj qe vendi yn te ec me nji ritem te shpejt te ekonomis dhe ti rikthehemi atij vendi qe na ka lind dhe atij djepi qe na ka rrit dhe mos te ndihemi te huej se jemi mbet me atdhe dhe pa atdhe me 5jav ne vit eshte shum pak shkurja ne vendin tend dhe ne ndihemi shum her fajtor per femijt tan si prind qe edhe keta pa fajin e tyre u ben mergimtare . me ne fund uroj qe kjo mergat te ruje me gjenareta gjuhen te ruhet nga asimilimi dhe ti ruej martesat e pastra jo te kombinuara me te huaj ne si prind kemi detyra te medha ndaj femijeve . |
|  | | bovari Mesem


 Anėtarėsuar : 03 Jul 2007 Mesazhe : 674 Lokacioni : Istanbul Profesioni : me libra ne dore akoma Hobi : shah,letersi,volejboll,guzhina
 | Titulli: Re: KURBETI KJO PLAGĖ E RĖNDĖ-MOS E LAKMONI Thu 23 Aug 2007, 8:47 pm | |
| Anna te te them edhe diēka persa i perket kesaj teme.Une kur mora vesh qe do jetonim jasht qava ama dhe i ka ne shqiperi me deshire dhe qef se po udhetoja ne vendin tim po te jem e sinqert qe kur hypa ne avjon per tu kthyer me e gezuar isha pasi te gjithe ishin rritur dhe shtypur nga kushtet e jetes ,e une po ajo kisha mbet dmth prisja qe siē takoheshim kur isha atje te takoheshim ,po u gjenda ne boshllek dhe me e keqja e ndjeva veten te huaj.Edhe ketu jam e huaj por thjesht qe jam pershtatur me kushtet. Persa i perket marteses drejt e thua po te them qe te gjithe vajzat dhe djemte kerkojne te martohen me shqiptar dhe e kane privilegj pasi jane te nje vendi po ka raste (mos them qe eshte e shumte ) qe zhgenjehemi dhe duke qene as i vendit e as i huaj ,heq dore nga martesa me te vendit tend dhe kthehesh i drejtohesh atij/asaj qe eshte i perafert ne menyren e jeteses.Duhet te pranohet realiteti sepse nuk mund njeri te pret nga une sjelljet e nje femreje qe eshte ritur nen trusnine e fisit kur une nuk i perkas asnje kulture sepse jam ritur large qe ti mesoja dhe ne vend te huaj qe nuk mund ti pranoja traditat e vendit ku merguam,dhe faji nuk hidhet tek femijet por ke koha qe i shtyu njerezit te merrnin udhet e botes.Kete shume shqiptare nuk arijne ta kapin dhe si pasoje ndodhin zhgenjime. Por gjuha duhet rruajtur dhe nese femijet nuk dine gjuhen 100% fajtor jane prinderit dhe jo koha....... _________________ "" Kurajua nuk ja ka friken krimit dhe ndershmeria s'ia ka friken autoritetit""" |
|  | | clesiano Anėtar


 Anėtarėsuar : 21 Jun 2007 Mesazhe : 34 Lokacioni : itali
 | Titulli: Historia, si trafikoheshin kurbetēinjtė e dikurshėm! Fri 24 Aug 2007, 1:34 pm | |
| Shqiptarėt, jashtė. Nė fillim si ushtarė, nizamė e komandantė tė fushatave ushtarake osmane. Me rėnien e kėsaj perandorie, shthurjen e rendit feudal dhe vendosjen e marrėdhėnieve kapitaliste ata s'shkonin mė drejt Orientit si ushtarė, por si punėtorė mėditės. Stambolli, Edreneneja, Egjipti e Selaniku, "eldoradot" e para tė emigrimit. Kolonitė shqiptare tė Sofjes dhe Bukureshtit dhe Egjiptit. Fluksi mė i madh i lėvizjeve pėr nė vendet perėndimore nė ēerekshekullin e parė tė shekullit tė 20-tė. Vendet ku shkonin dhe rrugėt e mundimshme qė pėrshkonin kurbetēinjtė e parė. Fenomeni i kontrabandės sė qenieve njerėzore dhe rrjetet e trafikut brenda dhe jashtė vendit. Gazeta "Tirana Observer" boton sot historinė e emigrimit tė shqiptarėve rrugėt qė ata ndiqnin dhe pagesat qė bėnin dhe sa kohė duhet tė punonin pėr tė larė borxhet. Shfrytėzimi i egėr, pasiguria dhe kushtet e vėshtira nė minierat e Francės, nė rrugėt e Stambollit dhe Selanikut, por edhe Amerika dhe Australia mė vonė s'qenė mė tė mirat. Pse shumė kurbetēinj tė dėshpėruar i futeshin alkoolit e bixhozit. Kėmbė shqiptari jashtė pėr 50 vjet tė regjimit komunist. Hapja e Shqipėrisė, eksodi i madh dhe shembja e mitit tė mėrgimit. Rrugėt legale dhe ilegale tė emigracionit tė sotėm.
Emigrimet e para
Janė tė njohura lėvizjet e shqiptarėve nė shekuj, ngulimet dhe eksodet e tyre tė mėdha nė mesjetė nė Greqi, nė brigjet e Italisė jugore dhe vise tė tjera tė Ballkanit, por krahas kėtyre, shqiptarėt janė parė nė lėvizje mė tė vogla e tė pėrkohshme nė Venetik, Spanjė e brigjet e Danubit pėr tregti, nė perandorinė osmane si nizamė, ushtarė mercenarė, ndėrtues, por edhe punonjės nė administratėn e lartė. Le tė kujtojmė kėtu Qyprilinjtė dhe shumė vezirė e gjeneralė tė lartė tė shquar tė perandorisė me origjinė shqiptare, kryearkitektėt e famshėm, Arkitekt Sinani dhe arkitekt Kasėmi, veprat e tė cilėve ruajnė shkėlqimin e dhe sot nė Stamboll, mė pas rilindėsit tanė tė shquar etj. Por pėr emigracion tė mirėfilltė mund tė flitet aty nga mesi i shekullit tė 19-tė, kur zhdukja e ushtrive mercenare liroi shumė krahė pune, kur filluan tė shthureshin marrėdhėniet feudale dhe shumė fshatarė tė mbetur pa tokė, tė mbytur nė borxhe filluan tė shisnin krahun e tyre tė punės, fillimisht si argatė me mėditje nė punė sezonale, si ustallarė nė gjithė Ballkanin, Thraki, Stamboll, por edhe nė krahina tė tjera tė vendit. Mė pas mėrgimet u bėnė mė tė shpeshta sidomos nga krahinat e Korēės, Pėrmetit dhe Gjirokastrės. Nė fund tė shekullit tė 19-tė nė Stamboll kishte mbi 60.000 shqiptarė tė mėrguar, kryesisht fshatarė, ndėrsa qytetarėt iu drejtuan Rumanisė (10 000), Sofjes (8 000), Egjiptit (30 000). Vitit 1885 ēel njė rrugė tė re pėr shqiptarėt, fillon njė valė e madhe emigracioni pėr nė SHBA dhe nė njė masė mė tė vogėl, nė Argjentinė. Emigrimi nė atė kohė u bė njė plagė shoqėrore. "Nė Korēė nuk ka mbetur asnjė djalė, vetėm gra e tregtarė pleq shikon njeriu udhėve", shkruan njė gazetė e kohės. Njė vend nė Korēė rrėzė kodrave tė Shėndėllisė nė tė dalė tė qytetit, atje ku pėrcilleshin kurbetēinjtė me familjarėt mori emrin "Lėndina e lotėve". Kjo tragjedi pėrshkruhej nė kėngėt e popullit, por ishte edhe njė nga temat mė tė lėvruara tė shtypit dhe letėrsisė sė asaj kohe. Janė tė kėsaj kohe kėngėt e famshme tė kurbetit qė i kėndon me aq ndjenjė e kolorit Eli Fra si, "Zunė yjtė e po rrallojnė, zunė kurbetlinjtė e shkojnė", Qeraxhiu i Grebenesė" etj.
Por jeta dhe puna e tė mėrguarve nuk ishte aspak e lehtė. Nė SHBA ata punonin nė punė tė rėnda tė pakualifikuara krahu nėpėr fabrika, ferma bujqėsore, nė punė botore, ndėrtim etj., ndėrsa pėr tė fjetur, qė tė kursenin flinin nėpėr baraka, hanin e visheshin keq, atje ku hanin edhe flinin. Paga ishte sa 1/20 e pagės sė njė punėtori anglo-sankson. Por nė kushte tepėr tė vėshtira dhe tė pa siguruar punonin emigrantėt nė Francė, tė cilėt shkuan aty nė ēerekshekullin e parė tė shek. tė 20-tė. Ata punonin nė minierat e San Etien, flinin 20-30 veta nė njė kapanon nė kondita higjienike mizerable. Shumė prej tyre nga qė punon nėn tokė dhe jetonin keq u sėmurėn nga tuberkulozi. Megjithėse ishin tė pa siguruar dhe s'gėzonin asnjė tė drejtė, pasi s'ishte asnjė konventė me Shqipėrinė, paga e tyre cungohej nga katėr taksa nga tė cilat punėtorėt nuk pėrfitonin asgjė. Tė dėshpėruar ata fillonin tė pinin alkool dhe tė loznin kumar. Njė pjesė e madhe niseshin nė kėmbė nga Franca pėr t'u kthyer nė Shqipėri, por sa kalonin nė kufirin italian i kthenin pėrsėri nė Francė.
E keqja tjetėr nė tė gjitha shtetet ku punonin emigrantėt, qoftė edhe nė atė tė Amerikės, ishte se punėtorėt shqiptarė mbetėn tė pakualifikuar, pjatalarės, fshesarė, druvarė, kasapė, bahēevanė, kalldrėmxhinj etj.
Megjithatė, duke parė gjithė atė zhvillim dhe duke e krahasuar atė me jetesėn nė Shqipėri, u bėnė mė tė civilizuar, sollėn nė vendlindje shumė elemente qytetarie dhe pėrparimi. Kurbeti lozi njė rol tė madh jo vetėm civilizues shoqėror, por edhe politik pėr zgjimin e ndėrgjegjes politike kombėtare, pasi shumė nga kėta kurbetēinj u vunė nė krye tė lėvizjeve popullore, lėvizjes pėr arsim etj. Shumė fshatra nė Jug qė kishin mė shumė kurbetēinj ndryshuan pamjen me shtėpi tė reja dy-trekatėshe, me rrugė tė shtruara, por edhe me njė mėnyrė tė re jetese, ēka ėshtė e dukshme edhe sot po tė shkosh nė kėto fshatra.
Pagesat pėr tė emigruar
Veē sa thamė mė sipėr pėr gjeografinė e emigrimit shqiptar tė fundshekullit tė 19-tė - fillimshekullit tė 20-tė, njė kalvar i vėrtetė ishte rruga qė bėnin emigrantėt, por jo vetėm rruga fizike, qė me mjetet e transportit tė asaj kohe ishte njė stėrmundim i vėrtetė, por pėr pagesat e larta qė u merrnin fajdexhinjtė dhe marifetēintė trafikantė kėtyre
qenieve njerėzore. Edhe atėherė si tani lulėzoi njė trafik i pa parė dhe pamėshirshėm i klandestinėve. Nė mungesėn e njė shteti (Turqia ishte nė agoni dhe periudha e Luftės sė Parė Botėrore tek ne krijoi njė rrėmujė tė varetė) trafikantė shqiptarė tė lidhur edhe me tė huaj rripnin pa mėshirė fakir fukarenjtė shqiptarė, tė cilėt pėr tė siguruar kėto tė holla duhet tė linin peng atė copė tokė qė kishin ose shtėpinė ku banonin. Rrallė herė ngjiste qė tė shlyhej huaja e rėnduar me kamatė. Nė disa qytete si nė Korēė dhe Gjirokastėr tregtarėt krijuan agjenci tė posaēme pėr tė pėrcjellė njerėz nė mėrgim. Ata spekulonin me mėnyrat mė tė ulėta e mė tė poshtra me nevojtarėt qė nga e keqja braktisnin atdheun. Nė njė studim tė autorit Kristaq Misha pėr lėvizjen punėtore nė Shqipėri jepen shembuj rrėnqethės tė kėtij fenomeni tė marra nga shtypi i kohės. Gazeta "Kombi" e Bostonit majit 1907, shkruan "Ca tregtarė tė Korēės si Vėllazėria Turtulli, Aleks Fundoja etj. rrjepin botėn me kėtė rast. Dy veta nga Devolli mė thanė kėtė gjė tė ēuditshme; Si dėgjuan tė gjorėt qė nė Amerikė "i mbledhin tė hollat me lopatė" u nisėn kėtu. Po u lipsen tė holla, venė nė Vėllezėrit Turtulli dhe vėnė peng mallin. Pėr njė biletė nga Patra (Greqi) qė kushton 200 franga, dmth, 8 lira turke, qė u dhanė nė dorė, u vunė peng gjithė mallin pėr 34 lira tė Turqisė. Duhet tė punojnė mė shumė se 6 muaj tė gjorėt qė tė mund tė lirojė mallin e tyre tė marrė peng". Gazeta "Drita" e Sofjes shkruante herė pas here pėr kėto skandale. Ja si shkruan ajo nė numrin e 90-tė tė vitit 1907: "Liēi Fundoja nė Korēė merr 30 lira pėr navllon prej 11 lira. Kėshtu ka marrė mė qafė shumė shqiptarė, pa mos u dhėnė nė dorė asnjė para, hoqnė njė mijė tė kėqija udhės, aq sa deshėn tė hidheshin e tė mbyteshin nė det, dhe kur dolėn kėtu flinin nė rrugė, meqenėse nuk kishin ndonjė tė njohur, s'dinin as gjuhė as tė mėsuar tė hapnin dorėn e tė lypnin".
Qeveritė e kohės sido tė dobėta, por mė vonė edhe qeveria e Zogut qė e mbante veten si qeveri e vėrtetė, jo vetėm se ndihmonin kėtė shtesė tė mėrguarish qė shkonte jashtė pėr bukėn e gojės, por nuk e shikonin as me sy tė mirė. Legata dhe konsullatat jashtė njoftonin se shqiptarėt e mėrguar binin nė kontakt me elementė shqiptarė demokratė e revolucionarė dhe shpreheshin hapur kundėr regjimit. Ky ishte shkaku qė kufizohej dhėnia e pasaportave dhe leje qėndrimeve. Nga mijėra tė mėrguar nga Korēa nė vitin 1928 vetėm 1500 veta u pajisėn me pasaporta pėr nė SHBA, Australi dhe Argjentinė, po kėshtu u dhanė pak pasaporta pėr nė Francė e Greqi nga rrethe tė tjera si nga Pėrmeti, Skrapari, Tepelena e Gjirokastra. Mirėpo tė shtrėnguara nga nevoja njerėzit filluan tė mėrgonin fshehurazi nėpėrmjet Greqisė ose nėpėrmjet anijeve tė mallrave nga Durrėsi. Skandalet pėr trafikimin e emigrantėve ndiqnin njėri- tjetrin. Nė vitin 1929 disa shoqėri kapitaliste franceze, pronare minierash nė Sant Etien, dėrguan dy agjentė shqiptarė pėr tė grumbulluar fuqi punėtore me ēmim tė ulėt. Ata grumbulluan mbi 100 punėtorė, tė cilėt pėr "nderin" qė u bėnin mashtruesit merrnin nga secili 160 franga ari. Por kur shkuan nė port ata u kėrkuan edhe nga 40 franga pėr agjentin konsullor tė Francės "pėr t'i rregulluar pa problem". Pas kėtyre agjentėve filluan rrjete tė tjerė rrjete trafikantėsh si nė Himarė, Pėrmet, Gjirokastėr, Durrės etj. qė nisėn kontingjente tė tėrė punėtorėsh, sidomos nė Francė. Shtypi asaj kohe zbuloi se kėto rrjete ishin lidhur me drejtorėt e minierave dhe administratėn franceze, tė cilėt i shfrytėzonin punėtorėt si skllevėr tė vėrtetė. Ata nuk paguheshin me mėditjen e caktuar apo tė krahasuar me punėtorėt francezė apo tė kombėsive tė tjera, por me njė pagė minimale. Pronari pėr tė mos lėvizur u mbante pasaportat dhe i detyronte me anė tė njė kontrate tė detyrueshme tė punonin pėr tė shlyer shpenzimet e navllos (udhėtimit, anijes). Nė kėtė kontrabandė njerėzish kishte gisht edhe prefekti i Luarės, i cili pėr punėtorėt pa pasaportė merrte njė shumė tė caktuar qė ia jepte pronari nga rroga e punėtorėve. Por kishte raste qė gjendej njė shkak dhe punėtorėt pėrziheshin nga puna pa iu kthyer detyrimet qė u kishte pronari brenda.
Njė tjetėr kurbet i gjuajtur nga kontrabandistėt ishte Australia, ku do tė paguaje njė shumė tė majme. Ja si shkruan gazeta "Telegraf e 13 marsit tė vitit 1927 pėr njė kontingjent punėtorėsh qė paguan dhe nuk shkuan dot nė Australi: "Mijėra u derdhė, lanė mall e katandi dhe shpenzuan mbi njė milion franga ari kot pėr udhėtim".
Po kėto veprime mashtruese bėheshin nga agjencitė pėr udhėtimet nė Amerikė, ku shumė shqiptarė i dėrgonin me dokumente false. Autoritetet vendore kur i kapnin i nisnin pėrsėri pėr nė Shqipėri. Merret me mend se ē'ishte tė ktheheshe pa para pėrsėri dhe ē'do tė hiqje. Shumė nga kėta qė nuk pėrballuan kthimin shkuan nė Amerikėn Latine, ku shumė prej tyre vdiqėn nė zonat tropikale apo humbėn pa u lidhur dot me familjet.
Djemtė shqiptarė qė edhe sot kaptojnė Gramozin e i bien mė kėmbė pash mė pash Greqisė, apo ata qė kanė ikur me gomone, a fshehurazi nė maune mallrash, nuk bėjnė gjė tjetėr, veēse kėndojnė njė kėngė tė kėnduar mė parė nga gjyshėrit e tyre. Por edhe kur vjen puna pėr tė paguar, paguajnė e mashtrohen sikurse edhe gjyshėrit e tyre. Mjerisht kjo ėshtė njė e vėrtet e hidhur. Mirė atėherė qė s'kishte shtet, po sot?!
Shembja e njė miti
Pėr 50 vjet me radhė tė sundimit i regjimit komunist Shqipėria e mbyllur nė guackėn e saj "si i vetmi vend socialist nė botė" nuk e njohu emigracionin e jashtėm. Dhe as bėhej fjalė tė ishte nė strategjinė e tij njė gjė e tillė. Kurbeti kishte mbetur vetėm nė folklor, si njė plagė shoqėrore historike. Emigrimi konsiderohej si njė akt tradhtie i dėnueshėm me vdekje ose burgim pa afat. Aparati represiv i regjimit ideologjik Marksist-Leninist tė Enver Hoxhės kontrollonte nga afėr tė gjitha aspektet e jetės shqiptare, duke bindur shtetasit e kėtij vendi, qė ata jetonin nė njė parajsė komuniste. Fatkeqėsisht pėr regjimin, shumė shqiptare gjatė viteve tė fundit tė komunizmit, patėn mundėsi tė shikonin njė parajsė tjetėr alternative, gjatė ndjekjes fshehurazi tė televizionit italian.
Nė vitin 1990, kur Shqipėria si "guri i fundit i dominosė" ende s'po lėvizte, ndėrkohė qė shumė vende tė Evropės lindore kishin nisur rrugėn e demokracisė, duke shembur regjimin regjimet e vjetra, rreth 5.000 shqiptarė kėrkuan azil nė ambasadat e vendeve perėndimore nė Tiranė. Eventualisht, ata u lejuan tė shkojnė nė perėndim. Nė total, nga "pushtimi i ambasadave" deri nė fillim tė vitit 1991 lanė vendin rreth 20.000 shqiptarė. Por mė i madh eksodi qe nė muajt mars dhe gusht 1991. 25.000 emigrantėt e marsit me aniet qė u mbushėn plot zbarkuan dhe fituan statusin e refugjatit nė Itali, por s'patėn kėtė fat 20.000 emigrantėt e gushtit, tė cilėt nė shumicėn e rasteve u riatdhesuan. Po kėshtu i madh qė emigrimi drejt Greqisė.
Kronologjia e emigrimit tė shqiptarėve ndryshoi vit pas viti, por ai u bė mė i shpeshtė pėrsėri pas ngjarjeve tė '97-ės, i shoqėruar me njė nga tragjeditė mė tė dhimbshme, tė njohur me emrin "Tragjedia e Otrantos", ajo e "9 janarit" dhe shumė e shumė aksidente tė rėnda tė pa regjistruara me gomone.
Nė mungesėn e njė statistike tė saktė si nė vendin tonė, por edhe nė vendet pritėse, ku ka shumė emigrantė tė pa legalizuar mendohet se 1/3 popullsisė ose 1 000 000 shqiptarė janė jashtė. |
|  | | Anna Anėtar


 Anėtarėsuar : 29 Jul 2007 Mesazhe : 289 Lokacioni : Zvicerr Profesioni : amvise Hobi : leximi
 | Titulli: Re: KURBETI KJO PLAGĖ E RĖNDĖ-MOS E LAKMONI Sun 26 Aug 2007, 5:48 pm | |
| | Dhe ende nuk ka te ndalur strategjija per te emigruar jasht vendit .Per ēudi kete po e ben papunesia.Diku mbi 80% te rinjeve lakmojne jasht te dalin dhe kjo eshte nje arsyje qe per mergaten ju bie ne mend vetem nese eshte nevoja me mbledh ndonje sasi parashe se jane gjalle. Normal per serbet te kethehen po mundohen me mish e shpirt ministrat tane e per shiptaret si bie ne mend kujt se ne jemi si femije pa nene njeher per njeher. |
|  | | Anna Anėtar


 Anėtarėsuar : 29 Jul 2007 Mesazhe : 289 Lokacioni : Zvicerr Profesioni : amvise Hobi : leximi
 | Titulli: Re: KURBETI KJO PLAGĖ E RĖNDĖ-MOS E LAKMONI Sun 26 Aug 2007, 11:53 pm | |
| | Mund te pasqyroj nje statistike te bere ne Zvicer ku jemi mbi 350 mije emigrant shqiptare. Te gjithe me legalizim te letrave edhe ketu jemi si kategori mund ta them dora e fundit per nga respekti pse,sepse shume u moren me krime si me drog,shume pune te keqija dhe na vulosen ne sy te keq se tere shqiptaret jane nje lloje por pse ndodhi kjo;sepse kushtet si azil kerkues shteti ua dha minimale per egzistence dhe une them vete qeveria Zvicriane i shtyu te benin punet e nentokes.Pasi secili donte te fitonte jo te priste 6 muaj qe ti dilte viza e punes dhe leja per tu punesuar.Secili kishte familje dhe kishte dhene shuma te medha me dal jasht.Rruga i kishte kushtuar shume,me nje ēmim te lart ketu perfituan trafikantet me transportin e qenijeve njerezore. Po sot ka ndryshuar kjo histori e dhembshur,tere jane me letra pune dhe me familje.Une them edhe pak duhet ne te bejme gjuhen e katert ne zvicer,pasi ketu flitet gjermanishtja ,frengjishtja ,italishtja dhe retoromane po kjo eshte nje gjuhe po thujse e vdekur dhe vijme ne si shqiptare ne radhe.Po sa ka ne gjermani ,suedi ,norvegji.holland ,belgjike shqiptare po them se kalojme mbi nje milion ne emgiracion dhe besoj nje dite qe te kemi ku te kethehemi sepse ne jemi pa mbrojtje nga shteti yne e jo si spanjollet,italianet qe interesohen ambasadat e veta ketu.Per ne askush deri tani edhe ajo e tiranes qe eshte eshte nje ambasade kukull dhe jo per shqiptaret.Nuk luan asnje rol ne qeverine zvicriane.Sot shqiptaret kane bisnese te veta ne ndertim, gastronomi dhe ne shume lami te tjera jane bere te zotet e vetes sikur femija kur fillon dhe ec pa e mbajtur kush me perdore.Kaluan shume sakrifica deri ne kete nivel qe posedojne sot.Eshte per te ardhur keq qe u perdoren ne punet me te renda por kur mesuan kufirin ishin te pregaditur qe punet e mira nuk i presin asnje vetem pune te renda por shqiptari din edhe te renden ta punoj dhe lemōsh mos te kerkoj.Ne jemi nje popull puntore dhe te huajit shume lehte i nenshtrohemi kjo eshte mese e vertete ,le te mbesim me shprese se ky eksod te perfundoje njehere e per gjithemon , ti ruajme traditat,kulturen te paprekur dhe ti ruejm femijet tane nga asimilimi,kjo do te jete gjithēka per neve dhe kapitali me i madh i yni . |
|  | | arla Pėrparues


   Age : 28 Anėtarėsuar : 31 May 2007 Mesazhe : 1173 Lokacioni : Ne kufirin mes inatit dhe qetesise Profesioni : Impaktuese Hobi : letersia
 | Titulli: Re: KURBETI KJO PLAGĖ E RĖNDĖ-MOS E LAKMONI Mon 03 Sep 2007, 3:49 pm | |
| Atdheu nuk shpiket, as gjaku, as emri, as kozmogonia, as guri, as geni. Cila atelie e pėrsėdyt njė Tomor? Nė ēepruveta alkimisti pėrrallor Bjeshkėt e Namuna ribėhen e Joni? Cili Hy demiurg si totem horizonti e rikrijon universin shqiptar? Dhe cili Demon e rizhduk me zjarr?
Atdheu sristampohet si kartmonedhat, as sargofagu i Skėnderbeut, as eshtrat, as vjeshtat e tij ballkanike, as bora as peneli i humbur i Onufrit, as dora. Nė ēmorge mitesh Halilit dhe Mujit i transplatohen organet e trupit me mushkėri mediokrėsh, zemra matrapazėsh, me trupa, kujtesė e sy spekulantėsh?
Atdheu nuk shpiket, as sozi nuk ka, si atomi i mbart galaktikat e mėdha. Mes jetės dhe vdekjes ėshtė Realiteti i Tretė fantazia e sė ardhmes e ka testament. Askush se zhvendos, askush se lė pas. Shqisat tona a si ka ēdo peizazh? Qė nė fillimin e botės na jep emrin tonė dhe kur e harrojmė, ai sna harron! _________________ Shuaj etjen shkretetire Shuaj etjen shkretetire Zbrazeti hapesire Ne, ne jetojme Shuaj etjen shkretetire Zbrazeti hapesire |
|  | | Arlind VIP


 Anėtarėsuar : 17 Jun 2007 Mesazhe : 93 Lokacioni : Kosovė Profesioni : Nxėnės klasa -VII- Hobi : Poezia
 | Titulli: Re: KURBETI KJO PLAGĖ E RĖNDĖ-MOS E LAKMONI Tue 04 Sep 2007, 12:03 pm | |
| Xhaxhit tim Resi ne Gurbet He more njerz te rrespektuar edhe pse jam femi kam shume halle per te treguar, u feju Resi ne France i erdhi dita per te ike me qyk te zorit mezi e bani nje qik. Per sa vjet qe u martue veq ca net ka fjet me gruan filloi punen dit e nate e humbi me gruen cdo kontakt, shkoi nje kohe i lindi edhe nje femi jhaj medet i doli katran i zi. Mendoi Resi gjere e gjate se dinte se gruaja i shkonte me zezak, Nje dite Resi i bertet me inat ajo ja ngrit zanin dhe i thote SHARAP. Ah, te shkretit Resi gruja i bani ligj duhej Resi ti krynte punet e shtepis, marre i qofte burrit te Shqipnis me ja ba grues punet e shtepis. |
|  | | shaban cakolli Moderator


 Anėtarėsuar : 11 Jun 2007 Mesazhe : 1037 Lokacioni : Gjermani
 | Titulli: Re: KURBETI KJO PLAGĖ E RĖNDĖ-MOS E LAKMONI Tue 04 Sep 2007, 1:47 pm | |
| KURBETI KJO PLAGĖ E RĖNDĖ -MOS E LAKMONI Ana,Arla;Arlindi,Bovari,e kane trajtuar temen e kurbetit dikush me rreshta,dikush me vargje.Ne to kane prekur shume ballafaqime reale,kane prekur plaget,kane prekur mundimet,emancipimet e te rinjeve,martesat,mbrojtejen nga asimilimi,dhe me to kane lehtesuar nje pjese barre per kurbetqaret.Megjithate kurbeti eshte tema me e pasur dhe me e dhimbshme,per te cilen mund te shkruhet shume,shume..... Mos ngurroni,shkruani,trajtoni,ne ju jemi mirenjohes per kete. |
|  | | Adem Berisha Moderator


   Age : 60 Anėtarėsuar : 30 May 2007 Mesazhe : 452 Lokacioni : Rahovec-Republika e Kosovės Profesioni : punėtor administrate Hobi : shkrimet
 | Titulli: KA ILAĒ POR SI TA GJEJMĖ? Tue 04 Sep 2007, 4:45 pm | |
| E unė ēka t'i shtoj asaj qė kanė shkuar Ana, Arla, Lindi, Bovari, Shabani? Si mund tė trajtohet mė mirė kjo temė nga qė ėshtė trajtuar nga tė pėrmendurit, tė mirėnjohurit, tė dashurit dhe tė ēmuarit e lartėpėrmendur tė cilėt me ndjenja dhe shpirtė kanė shprehur tėrė ate qė ndiejnė dhe iu fle nė zemėr lidhur me kėtė plagė shumė tė vjetėr e cila fatkeqėsisht jeton edhe mė tej si njė shtrigė e mallkuar e cila i han njerėzit e vetė. Unė dua qe tė flas pak mė ndryshe nga tė pėrmendurit dhe do them qe po deshem tė jemi tė bashkuar, tė ndihmojmė njėri tjetrin, tė duhemi si vėllezėr e motra, tė zhdukim urrejtjen dhe lakminė pėr interesa tė ngushta personale, tė luftojmė krimin e ēfarėdo lloji i cili qon uj nė mulli tė armikut, veti kėto qė fatkeqsisht reflektohen tek njė numer jo i vogel shqiptarėsh, atėherė shumė mė lehtė do tė sherojmė plagen e rėndė tė gurbetit po edhe shumė plagė tjera. Unė dua tė jem optimist dhe tė them : "Kėta qė i ke nė mergim shpejt do t'i kesh nė gji, ata qė pėr ty dhanė jeten janė yje nė pėrjetėsi". (... Pėrse qanė Kosova ...) Dhashtė zoti qė optimizmi i im tė bėhet realitet sa mė shpejt.
_________________ Firmė autoriale: Jeta ėshtė njė dhe vetėm njė herė jetohet, e pa kuptimtė ėshtė jeta nėse nuk shfrytėzohet". "Sa mė shumė qė njoh njerėzit, aq mė tepėr i dua kafshėt".

Edituar pėr herė tė fundit nga nė Thu 06 Sep 2007, 11:16 am, edituar 1 herė gjithsej |
|  | | shaban cakolli Moderator


 Anėtarėsuar : 11 Jun 2007 Mesazhe : 1037 Lokacioni : Gjermani
 | Titulli: Re: KURBETI KJO PLAGĖ E RĖNDĖ-MOS E LAKMONI Wed 05 Sep 2007, 1:18 pm | |
| Fjala juaj ne vesh te zotit,i madhi,i menquri,i dashuri dhe i nderuari baca Adem,dhashte zoti te behet ashtu si keni kerkuar ju. urojme. |
|  | | shaban cakolli Moderator


 Anėtarėsuar : 11 Jun 2007 Mesazhe : 1037 Lokacioni : Gjermani
 | Titulli: KURBET HE ZJARR FERRI-PERSE PO NA I GLLABERON DJEMAT? Thu 06 Sep 2007, 1:25 pm | |
| Te henen pas dite mbi kraherorin tim ka rene nje peshe e rende!Ajo peshe me i keputi dy duart dhe nuk po mundem te radhis fjalet.Lajmi i kobshem se nderroi jete mergimtari i yne i dashur Ali Berisha,nga Besiana ne mergimtareve na e rrenoj token nen kembe.Kujt do te i kene shkuar mendja se kjo e zeze do te ndodhi?AI ishte 45 vjeqar,i madh,i shkathet,i fuqishem,i pashem,i dashur,i urter,atdhedashes dhe punetore.Vite te tera nje grup mergimtaresh shqiptar kemi punuar me te.Ai na ka lenekujtime qe nuk mund te i harrojme per jete.Te henen isha i lodhur nga puna dhe isha shtrire per pak pushim.Papritmas tringelloj telefoni.Shkeputur nga nje lodhje mezi iu ofrova receptorit:Njeze pikellues me u lajmerua dhe mu drejtua me keto fjale:Kemi nje lajm pikellues per ju,ka vdekur shoku juaj Ali Berisha,ne nje akcident te rende komunikacioni.!!!Toka zuri te me dridhej,desha te e mohoj,ooo,jo,jo,jo,kjo nuk eshte e mundur,thash me gjysme fjale,por si te mohohej diqka qe tani ishte ekryar.I ndjeri pasmesdite,nga po kthehej nga puna me veture,e kishte qelluar nje makine disa toneshe,duke e lene te vdekur ne vend.I ndjeri Ali Berisha ka emigruar ne Oberhausen te Gjermanise ne vitin 1993,ka lene bashkeshorten me dy vajza,ainuk kishte djale,dhe kete e kishte enderrim.Ka punuar shume,per familjen e ngushte,te afermit,skamnoret,per Kosoven,per shkollat shqipeetj.......... Po jetes nuk i dihet,ajo eshte hije,me te nisesh dhe te len ne rruge.Nuk po kam force te shkruaj edhe pak rreshta per te,nuk po gjeje force te perballoj dhimbjen:Te ndjerin dje e barten kufome per ne atdhe,ne mergimtaret mbetem si zogj te hutuar,pa dashur me rrodhen disariga loti,u mundova te i mbaje por......mos i qofshin te rende.Ai shkoi,e nembetem pezm,nuk dita qte beje tjeter,pos mallkova,fort e mallkova kurbetin,kete zjarr ferri,qe po na i gllaberon vellezerit. Tani vella,kolege,mik i dashur Berisha,ti po ndahesh nga ne,por kujtimet tuaja do te na mbeten per jete te pa shlyera.Ngushellojme familjen tende,te afermit,tu,shoket ,miqet,kurbetqaret,ndersa ty s“na mbet tjeter vetem te themi:Lamtumire mik i dashur,i lehte te qofte dheu i Kosoves,te cilen aq shume e deshe. |
|  | | | KURBETI KJO PLAGĖ E RĖNDĖ-MOS E LAKMONI | |
|
| Faqja 1 e 1 |
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
|
|
|